Flakët djegin sipërfaqe me pyje në Elbasan e Kukës
ELBASAN- KUKES- Një vatër e fuqishme zjarri është shfaqur mesditën e sotme në fshatin Mengel, të komunës Labinot Fushë të Elbsanit, e cila ka djegur një sipërfaqe të madhe me pisha. Burime zyrtare bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe era ka bërë që flakët ti afroheshin me shpejtësi zonës së banuar, duke i rrezikuar ato. Forcat zjarrfikëse të Elbasanit kanë nisur punën për të izoluar flakët të cilët i janë afruar linjës hekurudhore që lidh Elbasanin me Librazhdin. Në ndihmë kanë mbërritur dhe forcat e ushtrisë, dhe vetë komuniteti.
Dëmet paraprake përllogariten jashtëzakonisht të mëdha. Policia po punon për të zbardhur shkakun e rënies së këtij zjarri. Nuk dihet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.
Edhe në Kukës dy vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të gjëra të masiveve pyjore. Vatra e parë e zjarrit është shfaqur në Qafë të Kombit, në mes të Surrojit dhe Arrnit. Zjarri i furishëm ka përfshirë një sipërfaqe të gjërë. Përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema tha për atsh se vatra e dytë është shfaqur në Qafën e Zbinecit, në malin e Koretnikut me pyje halore, gjë që shton edhe rrezikun më të madh të përhapjes së saj. Zjarret kanë përfshirë menjëherë sipërfaqe të gjëra, ndërsa shuarja e tyre vështirësohet për shkak se ato janë në terrene ku është vështirë të futen mjete zjarrfikëse.
Në zonën e Qafë Kombit janë përfshirë mbi 50 forca të ushtrisë dhe banorët e fshatrave përreth, ndërsa në Qafë të Zbinecit 50 forca të ushtrisë dhe banorët e komunave të Zapodit e Tërthores, që ndodhen prane vatrës së zjarrit. Këto janë rastet e para të shfaqjes së zjarreve në masivet pyjore të qarkut të Kukësit.
(s.g/balkanWeb)