E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva kunder gjendjes se plehrave ne Napoli

Edhe pse Napoli qyteti i trete i Italise per nga madhesia ka vite qe vuan prej problemit te plehrave dhe mbetjeve urbane banoret e tij dhe te rrethinave e kundershtojne ndertimin e depove te plehrave. Mosmarreveshjet per ngritjen e nje depoje te re per perpunimin e pleherave u pershkallezuan gjate oreve te para te dites se enjte ne perleshje ne rruge. Demonstruesit i qelluan trupat e policise me gure dhe lende plasese si dhe i vune zjarrin nje makine policie.

Administrate jo efikase dhe firma te dyshimta

Protestat vazhduan edhe gjate paradites dhe policia perdori kunder qindra demonstruesve gaz lotsjelles. Prej perleshjeve jane thyer xhamat e vitrinave te shume dyqaneve.

Rruget e Napolit jane te mbushura me pirgje te medha pleherash. Kryetarja e bashkise Rosa Russo Lervolino i beri thirrje qeverise se Berluskonit qe te nderhyje. Problemet me pleherat nuk jane kercenuese vetem per shendetin e popullsise por edhe per sigurine publike. Kjo jo vetem prej demonstratave por sepse i gjithe procesi i grumbullimit dhe i eleminimit te pleherave ne kete zone te Italise se Jugut eshte ne dore te mafias dhe te kriminalitetit te organizuar. Problemet ashpersohen edhe me tej prej administrates lokale e cila nuk punon me efektivitet prej oportunizimit politik si dhe prej nje sere firmash te dyshimta qe merren me menjanimin e plehrave.

Autor Catherine Hornby/Pandeli Pani

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›