E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredia per banesat bankat shtojne sasine dhe premtojne ulje interesash



Tregu i kredise per shtepi shfaqet me i sigurt ne krahasim me kredine per biznesin sipas anketimeve te bankave te nivelit te dyte. Ne vecanti gjate tremujorit te dyte eshte vene re nje rritje e kredidhenies per blerje banesash per shkak edhe te ardhjes se emigranteve ne vend. Bankat vleresojne se vecanerisht kredia per blerje shtepish shenon nje perqindje shume te ulet te kredive me probleme. Kerkesa e individeve per kete produkt eshte mjaft e larte dhe gjate muajit gusht sistemi bankar regjistroi nje shifer prej rreth 1.5 miliarde lekesh kredi per blerjen e banesave nga 97.8 miliarde leke qe arriti totali i portofolit te kredise ne total. Gjate ketij viti bankat kane akorduar me shume kredi per biznesin dhe qytetaret. Krahasuar me periudhe 2002-2007 ritmet e kreditimit te ekonomise jane dukshem me te ulet. Bankat qe operojne ne vend vazhdojne te aplikojne politika shtrenguese si mbrojtese ndaj moskthimit te kredive. Problem kryesor mbetet vetem sigurimi i garancive nga ana e klienteve gjithsesi ky produkt eshte shfaqur me me interes nga bankat e nivelit te dyte.

Lehtesim i kushteve
Banka e Shqiperise parashikon lehtesim te kushteve te kreditimit nga sistemi bankar per tremujorin e trete te vitit kryesisht per bizneset. Ekspertet e bankave presin lehtesim te standardeve te kredise. Lehtesim i standardeve pritet si per kredine e dhene ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ashtu edhe ne ate akorduar korporatave. Bankat shprehen per lehtesim ne nje shkalle disi me te larte per kredine per qellime te financimit te kapitalit qarkullues sesa per financimin e investimeve. Krahas lehtesimit te standardeve ekspertet e bankave presin nje permiresim te kerkeses per kredi ne tremujorin e trete te 2010. Kjo vecanerisht per ndermarrjet e medha- thekson BSH-ja. Ecuria e kredise per sektorin privat vazhdon te karakterizohet nga nje kujdes i shtuar i sistemit bankar si dhe nga nje ecuri e ngadalte e kerkeses per kredi. Sipas BSH-se rritja vjetore e kredise per sektorin privat rezultoi 10.2 per qind duke qene pak me lart se niveli mesatar i shfaqur ne tremujorin e dyte te vitit 2010. Raporti i kredise ndaj PBB-se vleresohet ne nivelin 38 per qind duke shenuar nje rritje prej 2 pikesh perqindjeje krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ky tregues sinjalizon shenja inkurajuese per sa i perket rikthimit te sistemit bankar ne financimin e aktivitetit ekonomik.

Ulja e interesave
BSH-ja vlereson se bankat e nivelit te dyte po reflektojne uljen e normes baze te interesit per lekun ne 5 per qind nje vendim ky i marre ne fund te muajit korrik per te stimuluar ekonomine. Kjo po reflektohet ne interesa me te uleta per kredite dhe depozitat ne leke. Tregjet financiare ne vend kane reaguar ne drejtimin e duhur ndaj levizjes se Bankes se Shqiperise per uljen e normes baze te interesit ne fund te muajit korrik me 0.25 per qind. Tregu nderbankar dhe ai primar i letrave me vlere te qeverise kane reflektuar ne mase thuajse te plote kete levizje. Paralelisht vihet re dhe ulja e normave te interesit te depozitave ne leke ne kushtet kur edhe treguesit e likuiditetit te bankave paraqiten ne permiresim. Keto zhvillime jane lehtesuar edhe nga politika operacionale e Bankes se Shqiperise e cila ka ofruar te gjithe likuiditetin e nevojshem per funksionimin normal te sistemit bankar- thuhet ne raportin e Keshillit Mbikeqyres.

Olldashi Kemi investuar 70 milione euro per kanalizimet ne Korce

Inspektimi i punimeve te impiantit te ujerave te zeza dhe rehabilitimi i rrugeve pas ketyre punimeve ne qytetit te Korces ka qene ndalesa e radhes e ministrit te Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi. Ky investim i qeverise shqiptare qeverise gjermane KfW-se dhe BEI-t eshte pjese e nje financimi qe perfshin ujesjellesin e qytetit te Korces impiantin e ujerave te zeza sistemin e kanalizimeve si dhe rehabilitimin e rrugeve. Jane 70 milione euro te investuara per ujesjellesin dhe 15 milione euro qe po perdoren per kanalizimet dhe rehabilitimin e rrugeve. Ky projekt perfshin jo vetem perfundimin e rrjetit te kanalizimeve duke zgjidhur njehere e mire problemin por edhe rehabilitimin e 80 km rruge nga te cilat 100 m2 kalldrem per rruge tradicionale per te ruajtur tiparet karakteristike te qytetit te Korces si nje nga qytetet me te rendesishme te vendit- tha Olldashi. Ky eshte nje investim i qeverise shqiptare asaj gjermane permes bankes KfW-e dhe BEI-t. Ai do te vijoj me fazen perfundimtare per largimin e ujerave te zeza nje probleme tejet shqetesues per qytetin e Korces.

FMN Europa Lindore ne rrezik nga krizat fiskale

Qeverite e vendeve te Europes Lindore duhet te veprojne me shpejtesi per te zvogeluar deficitet buxhetore sepse ne te kunderten u kanoset kriza fiskale si ajo ne Greqi. Keshtu ka deklaruar Fondi Monetar Nderkombetar gjate nje raporti per vendet e Europes Lindore duke shtuar se kriza fiskale qe mund te shfaqet do te demtonte sistemet bankiere. Ne raportin me te ri FMN-ja parashikon rritje te ekonomive te vendeve te Evropes Lindore 3.9 per qind ne vitin 2010 dhe 3.8 per qind ne vitin 2011.

22 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›