E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat Berisha Ambientalistet te lidhur me mafian

Qeveria ka miratuar vendimin qe lejon sjelljen e 55 lloj mbetjesh per ti ricikluar nga industria vendase


Deklarata pas kundershtimit te shoqatave ambientaliste per importin e mbetjeve te riciklueshme ne Shqiperi


Vendimi i qeverise per importin e mbetjeve nga jashte per riciklim ne vend shkaktoi reagimin e organizata ambientaliste te cilat e kerkuan anullimin e tij. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri Berisha i kushtoi nje pjese te mire te fjales se tij kesaj ceshtjeje duke hedhur akuza te renda ndaj organizatave ambientaliste te cilat kane dale kunder importit te mbetjeve per riciklim ne vendin tone.


Berisha e cilesoi teper strikt vendimin e qeverise i cili do te lejoje nje import te kontrolluara te mbetjeve ndersa akuzoi organizatat ambientaliste si anti-globaliste dhe te lidhura me mafian. Pjese e fjales se Kryeminisrit ishte edhe etiketimi i ketyre organizatave si marksiste-leniniste te cilet jane armiq te mjedisit ndersa ftoi qe te bashkepunojne me qeverine ato te cilat sipas tij jane serioz ne aktivitetin e tyre.


Te sigurohet pjesemarrja e shoqatave ambientaliste ne kete proces. Ketu e kam fjalen per mjedisoret serioze per ambientalistet serioze qe mbrojne nje kauze te drejte por jo per anti-globalistet .


Ata perfaqesojne anarkizmin marksiste -leniniste te sotem. Ata perbejne armiqte me te rrezikshem te mjedisit sepse betohen gjithe diten per mjedisin dhe ushqehen me parate e mafies per te demtuar konkurrencen e ndershme te ketij apo atij biznesmeni - tha ai.


Akuzat e Kryeministrit vijne ne nje kohe kur serish eshte hapur debati mbi importin e mbetjeve nga vendet e Bashkimit Evropian nje ceshtje e cila iu sjell ne mendje shqiptareve marreveshjen e gjashte viteve me pare per sjelljen ne Shqiperi te mijerave tonelatave plehra nga Italia per riciklim ne zonen e Kasharit ne Tirane.


Thuajse te njejtin reagim Berisha e ka mbajtur edhe disa muaj me pare ndaj te njejtave organizata te cilat kundershtuan numrin e larte te fabrikave te cimentos te cilat ishin duke u miratuar nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes.


Edhe atehere kryeministri i cilesoi zerat kunder si anti-globalist dhe te lidhur me mafien. Nga ana tjeter Ministria e Mjedisit e ka justifikuar vendimin e qeverise per te lejuar importin e mbetjeve me nevojen qe ka industria vendase e riciklimit per lende te pare. Ne kushtet kur ne vend nuk funksionon ende kategorizimi i plehrave sipas permbajtjes se tyre ato nuk mund te perdoren nga kjo industri.


Lista e mbetjeve qe lejohen te importohen e miratuar nga konventa e Bazelit permban 166 produkte ndersa vendimi i qeverise parashikon rreth 55 prej tyre. Pjese e listes se mbetjeve qe do te lejohen te futen ne vend jane ato plastike mbetjet e letres hekuri dhe derivateve te tij mbetjet tekstile etj.


Menjehere pas vendimit per mbetjet reaguan shoqatat mjedisore te cilat kundershtuan importin e tyre ne vend. Ne nje qendrim te perbashket shoqata e cilesuan te papranueshem marrjen e ketij vendimi ne nje kohe kur Shqiperia renditet ende ne shkallen me te larte te ndotjes mjedisore.


Kur ne shpresojme shume per nje permiresim te shpejte e rrenjesor te situates dhe jemi ne pritje te miratimit te ligjit per menaxhimin e mbetjeve urbane shohim nje veprim te nxituar krejtesisht te papranueshem te qeverise qe i hap rrugen importimit te mbetjeve urbane - theksuan shoqatat duke kerkuar anullimin e menjehershem te vendimit per aq kohe sa ai nuk eshte ne perputhje me ligjin e menaxhimit te mbetjeve qe pritet te miratohet ne vijim.

Para se te lejohet importi i mbetjeve duhet te ngrihet infrastruktura e trajtimit te tyre sic jane vendet per groposje laboratoret si dhe kontrollet neper dogana


Ambientalistet
Qeveria te plotesoje kushtet per trajtimin e mbetjeve

Mbetjet qe do te lejohen te importohen vend jane pjese e nje liste te gjate prej 166 produktesh te miratuara nga Konventa e Bazelit dhe cilesohen si lista e gjelber. Duke qene te tilla kundershtimi i shoqatave ambientaliste ka te beje me momentin kur merret ky vendim dhe jo me importin e tyre ne teresi.


I kontaktuar nga gazeta inxhinieri Sazan Guri nje aktivist i mbrojtjes se ambientit thekson se para lejimit te importit te mbetjeve duhen te ngrihet infrastruktura e menaxhimit te tyre si dhe te shtohen kontrollet ne dogana.


Per sa i perket akuzave te hedhura nga Kryeministri Sali Berisha per lidhje te organizatave ambientaliste me mafian ai i quajti ato te pabaza ne nje kohe kur parate per projektet jane fonde qe dalin nga qeveria.


Ku eshte mafiozlleku ketu. Te vijne te na kontrollojne shoqaten ato qe behen projektet jane parate e shtetit. Jane leke qe ka dhene ministria - tha ai.


Ne arsyetimin e tij Guri thekson rendesine qe mbart pergatitja e infrastruktures e cila do te trajtoje plehrat pasi pas marrjes se pjeses qe sherben si lende e pare ka ende mbetje te cilat duhet te groposen.


Nuk mund te jemi kunder nje liste te gjelber por qe lista e gjelber te pranohet qeveria duhet te plotesoje disa kushte sic eshte berja e nje studimi sa nevoje ka industria vendase per plehra nga jashte e dyta eshte plotesimi i nje pyetesori te Bashkimit Evropian per listen e gjelber po ashtu me ane te nje rregulloreje duhet te percaktohet se cilat mbetje ndalohen - tha Guri.


Po ashtu pjese e ngritjes se infrastruktures eshte ngritja e laboratoreve te cilat do te kryejne kontrollet per te ndaluar importin e mbetjeve te ndaluara. Pas riciklimit ka ende mbetje ku do te shkoje ajo


Ne nuk kemi vende te posacme per groposjen e tyre si do te menaxhohet te gjitha keto mbetje. Po ashtu nuk kemi infrastrukture neper pika kufitare si dhe laboratore - shtoi ai. Ne kete menyre qeveria sipas tij duhet te miratoje vetem ne parim kete vendim deri ne plotesimin e te gjitha kushteve per trajtimin e mbetjeve.


Vendimi mund te hyje ne fuqi pas plotesimit te infrastruktures per trajtimin e mbetjeve. Sapo eshte marre vesh qe u hap loja e plehrave fillon ardhja e tyre nga Italia e vendet e tjera sic kemi degjuar keto kohet e fundit - vijoi Guri.


Disa nga mbetjet qe do importohen


Mbetje qelqi ne trajte jo te shperbere
Mbetje qeramike ne trajte jo te shperbere
Mbetje plastike te ngurta
Mbetje te letres te kartonit dhe produkteve te letres
Mbetje tekstile
Mbetje te patrajtuara te tapes dhe drurit
Mbetje te industrise agro-ushqimore
Mbetje e krijuara nga regjia perpunimi dhe perdorimi i lekures
Mbetje me perberes kryesisht organike te cilat mund te permbajne metale dhe materiale inorganike.
Mbetje te fibrave te qelqit
Mbetjet prerjet dhe kthimet prej plastike
Leter apo karton i rikuperueshem


Marreveshja Nano-Bechetti

Importi i mbetjeve nga jashte nuk eshte nje skenar i padegjuar me pare nga shqiptaret. Plot gjashte vite me pare qeveria e atehershme lidhi marreveshje me nje kompani italiane per perpunimin e mijera tonelatave plehra ne periferi te Tiranes te cilat do te vinin nga Italia. Ne marreveshjen e vitit 2004 ishte parashikuar ndertimi i nje impianti perpunimi te plehrave ne zonen e Kasharit investim i nje kompanie italiane.


Kompania nuk kerkon asnje subvencion nga qeveria shqiptare me kushtin qe 39 per qind e kapacitetit te impiantit te shfrytezohej per perpunimin e mbetjeve qe do te vinin nga vendi fqinj Italia.


Qellimi i vendosjes se impiantit ne zonen midis Tiranes dhe Durresit ishte niveli ne rritje i prodhimit te mbetjeve ne keto dy qytete per shkak te shtimit edhe te numrit te popullsise. Marreveshja nuk u aplikua kurre per shkak te reagimit te ashper te medias dhe opinionit publik per rrezikun qe paraqiste sjellja e tonelatave me plehra ne vendin tone.


Importi i mbetjeve debate ne Kuvend


Ministri Mediu deklaroi se nuk behet per importim plerash por vetem per miratimin e kategorive qe mund te importohen


Partia Socialiste kundershtoi dje vendimin e qeverise per te importuar plehra nga Italia. Deputeti socialist Besnik Baraj deklaroi se kreu i qeverise me pare duhete mendoje per zgjidhjen e problemit te plehrave ne Shqiperi.


Sipas tij importimi i plehrave eshte i pamundur pasi Shqiperia nuk ka kapacitete per menaxhimin e tyre.Mungesa e kapaciteteve monitoruese e shnderron Shqiperine ne nje destinacion te mbetjeve te rrezikshme toksike si dhe mbetjeve biologjike me pasoja te renda per shendetin dhe jeten e qytetareve. shte absurde te vazhdoje te nxitet importi i plehrave te botes ne nje kohe kur Shqiperia eshte e mbuluar nga plehrat.


Perpara se te mendojme per plehrat e botes Berisha ben mire qe te zgjidhi problemin e plehrave tona qe jane kthyer ne turpin e ketij vendi theksoi deputeti Baraj. Ne mbrojtje te projektit te qeverise doli Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i cili sqaroi se vendimi i qeverise nuk ben fjale per importim te plehrave por vetem percakton listen e gjelber te mbetjeve qe nuk jane te rrezikshme.


Per te cdo mundesi te importimit te tyre ne Shqiperi do kete vendimmarrje te posacme nga qeveria. Ky eshte vetem nje vendim qe percakton listen e gjelber.


Te nderuar kolege deputete cdo import i cdo lloj mbetjeje sipas ketij vendimi do te kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave. Pra ky vendim nuk percakton importin po listen e mbetur se sa here qe do te kete kerkese nga nje kompani per te importuar mbetje per qellime riciklimi do te jete Keshilli i Ministrave qe do te vendose.


Lista e gjelber nuk eshte lista e mbetjeve te rrezikshme tha Ministri i Mjedisit. Sipas tij qe ne vitin 2003 ka patur nje vendim te qeverise per procedurat e importimit te plehrave dhe se ne vitin 2005 qeveria Berisha mori nje tjeter vendim qe ndalonte importin e mbetjeve te rrezikshme.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›