E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva në QSUT pezullon sërish operacionet

Mjekët dhe infermierët te QSUT kanë protestuar serish përreth një ore të hënën në vazhdim të ciklit të protestave për përmirësimin e situatës në shëndetësi. Pas goditjes me thikë të shefit të kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, mjekët e QSUT-së protestuan duke kërkuar nga shteti me shumë siguri, të ardhura më të larta, pensione më të larta për kontributin e tyre dhënë në vite dhe mbi të gjitha reformim të ligjit të mjekësisë, të shëndetësisë dhe më shumë financime në këtë sektor. Me anë kësaj proteste ata duan të sensibilizojnë opinionin publik se reformat për të cilat ka nevojë emergjente mjekësia shqiptare në ne dobi të pacientëve dhe kujdesit shëndetësor, duhet të bëhet nga elita mjekësore. Bluzat e bardha shprehen te vendosur se nese  situata do të vazhdojë të mbetet në këto nivele që është aktualisht, atëherë protestat do të jenë çdo ditë të hënë, nga një orë, duke pezulluar edhe operacionet.Sipas mjekeve ligji i shëndetësisë, i pareformuar që në vitin 1963 ka nevojë për rishikime thelbësore. Rreth 100 profesorë të Fakultetit të Mjekësisë dhe shefa të QSUT-së, kanë firmosur një deklaratë, ku zotohen për hartimin e një platforme të detajuar, e cila do të nxjerrë nga kriza ku është zhytur sistemin shëndetësor. Kjo platformë do t'u paraqitet kreut te shteti Bamir Topi dhe Kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›