E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani dhe Juventusi, fitore si në kohët e arta

Kuqezinjtë thyejnë Rexhinën 5-1, ndërsa Juve fiton 4-0. Kaka dhe Del Piero shënojnë ngatri gola

Në javën e kartonëve të kuq, polemikave dhe surprizave, Juventusi dhe Milani shijonë fitoret e arritura falë kampionëve të tyre, duke u udhëhequr respektivisht nga Del Piero dhe Kaka. Ndërsa ndizet lufta për vendin e katërt, edhe ajo për shpëtim nuk është më pak. Por kjo javë duhet kujtuar edhe si ajo e kartonëve të kuq, dhjetë gjithsej mes lojtarëve në të gjitha ndeshjet, dhe dy mes trajnerëve. Juventusi "ka likujduar" Atalantën në Bergamo. Kundër një skuadre që s'ka asgjë për të humbur, "Zonja" ka ndëshkuar menjëherë: Legrotalje e zhbllokon rezultatin që në minutën e parë, pastaj ngjitet në "katedër" Del Piero, që shënon një tregolësh, duke fiksuar "pokerin" juventin. Roma tashmë është vetëm 5 pikë larg dhe, kur duhen edhe katër javë kampionat, gjithçka mund të ndodhë për vendin e dytë. Ndërkohë, në "San Siro" Kaka ka shënuar një tjetër tregolësh: Milani gjunjëzon 5-1 Rexhinën dhe, përveç brazilianit, fitues i "Topit të Artë", shënuan edhe Inzagi me Paton.

Ndjekja ndaj Fiorentinës vazhdon me katër pikë largësi, ku vendi i tretë është akoma në dyshim. Sampdoria ka thyer 3-0 Udinezen dhe qëndron pas Milanit me pikë të barabarta (55). Në "Marasi" vendosin Kasano dhe, para së gjithash Beluçi, me një dygolësh. Është kundërshtuar ashpër 11-metërshi që vendosi rezultatin: faulli ndaj Maxhios dukej plotësisht jashtë zonës së rreptësisë. Me tetë pikë larg vendit të katërt, friulanët janë praktikisht jashtë lojës për në Champions. 11-metra "vdekjeprurëse" edhe për Lacion, që bie në Katania në fund të një ndeshjeje tepër zhgënjyese, e vendosur nga një penallti e Spinezit. Bardhekaltrit e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë (jashtë Dabo e Zauri), në një ditë të keqe që nuk u dha, por as u heq gjë. Renditja e qetë e kryeqytetasve i mban në vendnumëro nga ëndrrat dhe alarmet.

Napoli fut në telashe Parmën në "Tardini". Më shumë se një ndeshje, ajo ishte një betejë: "të kaltrit" fitojnë 2-1 në përmbysje, me dukalët që humbasin, duke e detyruar gjyqtarin Airoldi ta nxjerrë tri herë kartonin e kuq (Mariga, Gasbarroni e Falkone). Një karton i kuq u dha edhe për Napolin, Gargano. Duhet theksuar se ndeshja u tensionua pas 11-metërshit të dhënë për Napolin në fund të pjesës së parë, ku faulli nuk ekzistonte fare. Fitore jashtë fushe edhe për Xhenoan, që fiton 1-0 në Sienë me gol të Konkos. Kuqeblutë e arrijnë rezultatin minimal, ndonëse luajnë për një orë me dhjetë lojtarë për daljen me karton të kuq të De Rozës. Vazhdon të arrijë fitore-shpëtimi Kaljari, që mundi Empolin 2-0 me gola të Akuafreskës dhe Finit. Toskanët e Kanjit rrezikojnë tashmë serozisht rënien në B: të fundit me 30 pikë me Livornon e Rexhinën, vendi i katërt nga fundi i Parmës është vetëm një shkallë më shumë. Me katër javë akoma, për t'u luajtur vërtet, mund të ndodhë gjithçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›