“Greva” nesër doganat greke 3 orë të bllokuara
Doganierët grekë kanë parlajmëruar zhvillimin e një greve 3 orëshe. Për pasojë, në Kakavijë, Kapshticë dhe Tre urat, nuk do të kryhet asnjë veprim nga ora 7.00-10.00 e ditës së nesërme. Greva do të përsëritet dhe në 22 prill.
TIRANE- Doganierët grekë kanë parlajmëruar ditën e nesërme zhvillimin e një greve tre orëshe në të gjitha pikat doganore të rajonit të Greqisë veriperëndimore, duke ndërprerë punën sipas orës tonë nga 7.00-10.00 të paradites.
Për pasojë, në doganat kryesore në kufi me Greqinë, si në Kakavijë, Kapshticë dhe Tre urat, doganierët e pales greke nuk do të kryejnë asnjë veprim. Greva do të përsëritet edhe në datën 22 prill.
Drejtoria e përgjithshme e doganave njofton subjektet tregtare dhe qytetarët të marrin në konsideratë këtë fakt dhe te shmangin kalimin e tyre ose të mallrave në dy datat e sipërpërmendura, pasi doganierët grekë nuk do të kryejnë asnjë veprim në datat dhe oraret e sipërpërmendura.
(e.n/News24/BalkanWeb)