E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria masa për mosdështimin e zgjedhjeve

Nënsekretari për Çështjet Ligjore ne PS, Gjiknuri, sot në një konferencë për shtyp nga selia rozë, PS i kërkon për të disatën herë qeverisë që të heqë taksën e votës, perndryshe do procesi zgjedhor do deshtoje 

TIRANË- Partia Socialiste i bëri thirrje sot qeverisë që të marrë masa të menjëhershme brenda muajit prill për pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Sipas PS në rast se nuk veprohet ky proces mund të quhet i dështuar dhe bashkë me të edhe zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Nënsekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, sot në një konferencë për shtyp nga selia rozë, "PS i kërkon për të disatën herë qeverisë që të heqë taksën e votës, e cila do të shpëtonte nga dështimi zgjedhjet parlamentare, por edhe të ardhmen europiane të Shqipërisë''.
Sipas tij, "qeveria në vend që të ofrojë një zgjidhje të pranueshme për këtë problem, ofron skema që më shumë e komplikojnë procesin, duke anashkaluar çështjen themelore të pamundësisë ekonomike të pagesës fillestare të letërnjoftimit".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›