E Diel, 1 Nëntor 2026

TEC, ambientalistët: Qeveria të shqyrtojë oponencën

Studimi i bërë nga Enel për ndikimet në mjedis të TEC-it me qymyr, i cili do ngrihet në Porto Romano është diskutuar në komisionin parlamentar. Ambientalistët kërkuan që qeveria të shqyrtojë studimin e oponencës. 

DURRËS- Studimi i kryer nga kompania Enel për ndikimet që do të ketë në mjedis TEC-i me qymyr që do të ngrihet në Porto Romano është diskutuar në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Ambjentalistët kanë kërkuar se përpara se të merret nga qeveria vendimi për realizimin të këtij projekti, të shqyrtohet edhe studimi oponencë që është kryer nga një agjenci europiane e specializuar.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Energjetikës dhe ata të Mjedisit kanë deklaruar se ende nuk është marrë një vendim për projektin e TEC-it në Porto Romano. Kjo edhe pse zona konsiderohet si më e përshtatshmja për ndërtimin e këtij burimi të ri të energjisë për shkak të afërsisë së Porto Romanos me portin e Durrësit, me linjat 400 kilovolt të interkonjeksionit dhe me rajonin Tiranë- Durrës që është një ndër konsumatorët më të mëdhenj të energjisë.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›