Greva,Rektori: Studentët, po përdoren politikisht

Në ditën e pestë të grevës së urisë së studentëve të Drejtësisë të Universitetit të Vlorës, për situatën ka reaguar përmes një emaili nga SHBA, rektori Tanush Shaska.
Në e-mail, rektori i Universitetit të Vlorës, thotë se studentët grevistë po përdoren politikisht dhe se ndërhyrjet po cënojnë autonominë e këtij institucioni arsimor. Gjatë javëve të shkuara një sërë institucionesh akademike, përfaqësues të Këshillit të Europës, ambasadorë, akademike, shoqata profesionale jashtë Shqipërisë kanë shprehur hapur indinjaten e përzierjes së politikës shqiptare në punët akademike. Kjo duke marre shkak nga pranimet në universitet dhe problemi i mesatares.
"Qeverisë do t'i duhet shumë punë që të rregullojë këtë lëmsh dhe të bindë Europën se nuk përzihet në institucionet akademike dhe se këtu institucionet respektohen ashtu si në çdo vend tjetër të botës" shkruan Shaska.
Më tej në emailin e publikuar edhe në faqen zyrtare të Universitetit të Vlorës, rektori Shaska akuzon kreun e Partisë demokratike në Vlorë, Ardian Kollozin, si nxitës të protestave
"Unë i kërkoj publikisht zotit Kollozi të distancohet nga nxitja e dhunës, nga përdorimi i studenteve për interesat e tij të ngushta politike. Problemet me diplomat e studentëve të 4-vjeçarit nuk i kam krijuar unë. Ato janë gjetur të mbartura nga administrata e mëparshme. Ne jemi përpjekur që t'i zgjidhim këto probleme konform ligjit dhe jo nëpërmjet partive", shkruan rektori i Universitetit të Vlorës.
Në fund të emailit, rektori i Universitetit të Vlorës, u bën thirrje të diplomuarve në Drejtësisë, në grevë urie që të mos lejojnë përdorimin për interesa të çastit.
Ndërkohë, megjithë reagimin e rektorit Tanush Shaska, greva në Universitetin e Vlorës vazhdon.