E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera viziton të moshuarit, premton mbështetje

Në Ditën Botërore të të Moshuarve janë angazhuar një pjesë e mire e institucioneve shtetërore, por gjithashtu nuk ka munguar edhe organizimet nga sindikatat. Ministri i Punëve dhë Çështjeve Sociale ka qenë i pranishëm në këtë ditë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku ka bërë të ditur se të moshuarit janë një grupmoshë për të cilët është duke u punuar shumë. Si arritje ai ka theksuar faktin që këta të moshuar arrijnë të mbajnë 50 përqind të pensionit ndryshe nga vitet e mëparshme ku mbanin vetëm 10 përqind.
Nje tjetër titullar i shtetit, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka zgjedhur poliklinikën nr 8 në Tiranë për të shprehur mbështetjen që jep kjo ministri për moshat e treta. Ai ka shpjeguar se shëndetësia është edhe më afër të moshuarve nëpërmjet një pakete shërbimesh plus për këtë grupmoshë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›