E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", Rinia, sfond apo realitet në politikë

Emisioni "Ora e Debatit" ka bërë një analizë të thellë për rininë dhe rolin e saj në politikë , nëse ajo është thjesht një fasadë apo faktor në jetën politike. Të ftuarit në studio për më shumë se dy orë kanë diskutuar për rolin e të rinjve në jetën politike. Kryetari i FRPD-së Gerdi Bogdani theskoi në studion "Ora e Debatit" se rinia nuk është fasadë e politikës por ajo është factor i saj duke shtuar se Partia Demokratike ka hapur dyert për të rinjtë që duan të integrohen në politikë. Implementimin e të rinjve në politikë Partia demokratike e ka bërë factor theksoi Bogdani duke shtuar se mbi 10 kanidatë për deputetë kanë dalë nga forumet rinore. Sipas Bogdanit forumet rinore politike janë dyert e para që të rinjtë trokasin për të vazhduar karrierën e tyre politike. Ndërsa kryetarja e FRESH-it megi Ajturesa theksoi se është e rëndësishme që të rinjtë të ndihen vërtet frymën rinore. Sipas saj të rinjtë kanë një qëllim dhe duhet ta mbrojnë dhe mos ti shohim si fasada. Ajo gjithashtu shtoi se të rinjtë e FRESH-it janë pjesë të vendimarrjes. Për përfaqësuesin e TIA-s Endri Shabani të rinjtë në forumet politike nuk janë të përfshirë në vendimmarrje dhe nuk po bëhet përgatitja e lidershipit rinor duke mos prodhur lidera.
Sipas tij si parlamenti rinor ashtu edhe forumet rinore prodhojnë pak lidera duke mos përmbyshur kështu qëllimin kryesor atë të përgatitjes së politikanëve të ardhshëm. "Forumet politike duhen të nxjerrin lidera që politka të mos jetë kaq e varfër" theksoi Shabani. Ndërsa kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho theksoi se të rinjtë duhet të mbështetn por duhet vetë të përcaktojnë rrugën e tyre në politikë. Sipas saj në forumet duhet të ketë edhe jetë sociale por duhet të krijohet edhe lidershipi. Gjithashtu ajo shtoi se në LRI ka një filozofi e konkurencës pozitive në të cilën çdo i ri duhet të ecë në bazë të meritave të tyre duke e bërë forumin më efiçentë që nëprëmjet mekanizmit të integrojë të rinjtë në politikë. Për përfaqësuesin për politikën rinore në G99 Genci Kojdheli forumet politike janë një sfond me ngjyra ku ata mbajnë pllakata kur lideri i partisë flet duke theksuar se gjithashtu ka një konkurencë të pandershme në ngjitjen e të rinjve në politikë. Për kryetaren e forumit rinor të PR-së Alkida Sinani rinia duhet të angazhohet për çështje konkrete dhe se të rinjtë duhet të fitojnë lancimin gradual pas përfitimit të përvojës politike. Për sa i përket pyetjes se nëse lideri i ndihmon ose i pengon të rinjtë në politikë kryetari i FRPD-së Bogdani theksoi se karizma e një politikani është vlerë e shtuar për një të ri i cili integrohet në jetën politike.
Ndërsa për strategjitë rinore përfaqësuesi i TIA-s Shabani ka theksuar se janë bërë strategji kombëtare të rinisë dhe një plan veprimi për të rinjtë edhe deri më sot asnjëra prej tyre nuk është vënë në zbatim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›