E Diel, 1 Nëntor 2026

Grevat paralizojne Francen. Transporti publik bojkot sherbimit

Parisi eshte paralizuar nga greva e dyte brenda nje muaji ndersa jane bllokuar sherbimet e transportit publik. Me shume se 230 demostrime jane planifikuar ndersa nderprerjet ne sherbimet hekurudhore ajrore dhe transportit urban kane penguar me mijra njereez ne aktivitetet e mengjesit. Organizatoret shpresojne per nje pjesemarrje akoma me te madhe se ajo e 7 shtatorit ku 1 milione franceze dolen ne rruge.

Sindikatat protestojne kunder planeve te presidentit Sarkozi per rishikimin e pensioneve dhe rritjen e moshes se pensionit nga 60 ne 62 vjec projekt qe tashme eshte miratuar ne dhomen e ulet por qe sindikatata kerkojne ta kthejne pas para se te shqyrtohet ne dhomen e larte te parlamentit.

Nderprerjet e sherbimit nisen qe ne mbremje kur vetem nje ne cdo dy trena ka levizur nga stacioni. Pothuajse gjysma e fluturimeve ne aeroportin e Orlit jashte Parisit jane anulluar ndersa 40 per qind e tyre jane anulluar ne aeroportin Sharl de Gol dhe aeroportet e tjera ne vend.

Nderkohe edhe shkollat nuk kane pranuar femijet per mesim duke rritur permasat e ngercit ne jeten publike. Sherbimi i metrove gjithashtu eshte goditur nga greva me gjysmen e trenave jo ne pune ndersa autobuset mund te jene sherbimi i vetem ne funksionim. Mjaft pariziene i jane drejtuar bicikletave dhe mjeteve te tjera alternative te transportit.

Mendohet qe dy milione njerez te jene te pranishem ne protesta ne qytetet kryesore te vendit me masivi i te cileve ne Paris.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›