Rifillon ne Hage gjykimi i Haradinajt

Rifillon sot ne Hage rigjykimi i ish-kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK-se Ramush Haradinaj. Dhoma e apelit e Gjykates se Hages anulloi me 21 korrik lirimin e Haradinajt me arsyetimin se procesi i pare eshte zhvilluar me frikesime te deshmitareve dhe ka vendosur qe rigjykimi te mbahet pjeserisht. Ne gjykimin e pare ndaj Haradinaj te mbajtur prillin e vitit 2008 ish-kryeministri eshte liruar nga te 37 akuzat. Gjykimi do te perseritet pjeserisht edhe ndaj ish-luftetareve te UCK-se Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.