E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevë në 313, kërkojnë largimin e drejtorit me stafin e tij. Ja 17 kërkesat e tyre

 
Vazhdon prej tre ditëshrefuzimi i ushqimit nga të paraburgosurit e "Jordan Misjes". Pritet që greva të zgjerohet
Janë 17 kërkesa që të paraburgosurit e këtij institucioni që i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Gjykatave dhe KuvenditTIRANË- Rreth 400 të paraburgosur të institucionit "Jordan Misja" në kryeqytet prej tre ditëshrefuzojnë ushqimin e burgut duke nxjerrë nga qelia frigoriferët dhe ushqimet e familjarëve në shenjë protestë për kushtet dhe trajtimin e keq të ushtruar ndaj tyre nga drejtuesit dhe stafi i këtij institucioni. Pasditen e djeshme, me anë të një punonjësi të policisë së këtij burgu, të paraburgosurit e këtij institucioni kanë sjellë pranë redaksisë "Shekulli" një letër me 17 kërkesa, ku kërkohet plotësimi i tyre në të kundërtën greva do të zgjerohet edhe nëpër institucionet tjera të paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit. Për të ndërprerë grevën e nisur mësohet se dje brenda ambienteve të këtij institucioni ka shkuar Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra i cili i ka dëgjuar pretendimet e të paraburgosurve, duke i premtuar se do të marr masa dhe në një afat sa më të shkurtër do t'ua plotësojë kërkesat. Por të paraburgosurit e këtij institucioni, sipas telefonatës së ardhur në redaksi, nuk i kanë besuar shumë fjalëve të Drejtorit të Përgjithshëm dhe kanë vazhduar refuzimin e ushqimeve edhe në kohën e drekës dhe darkës, duke kërkuar që këto premtime të realizohen sa më shpejt.Ndërkaq, sipas letrës, të paraburgosurit shprehin indinjatën e tyre ndaj rregullores së paraburgimit, kushteve të këqija, trajtimit jo të mirë nga personeli i këtij institucioni dhe parashtrojnë disa kërkesa që i drejtohen togave të zeza. "Ne të paraburgosurit e repartit "Jordan Misja" (313) kemi tre ditë që refuzojmë ushqimet e institucionit duke hyrë në grevë në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave tona të parashtruar rreth një viti më parë. Për këtë qëllim kemi vendosur të hyjmë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave tona, ku ndër to janë: shkarkimin i drejtorit të "313" dhe stafit të tij, veçanërisht shefit të izolimit për shkak të dhunës që ushtron mbi ne, pasi sipas tyre ushtrohet dhunë dhe ndëshkohet çdo i paraburgosur për tekat e këtyre. Gjithashtu, kërkesa të tjera për Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve janë edhe ajo e ndryshimit të rregullores, duke kërkuar zgjatjen e orëve të ajrimit nga 1 orë e 30 minuta që është tani në ditë, të bëhet 4 orë në ditë; të lejohet futja e çdo ushqimi të sjellë nga familjarët edhe prodhimet e detit dhe të gjitha pijet jo alkoolike; zgjatja e orëve të takimit special, nga tre orë në muaj që është tani, të bëhet 16 orë në muaj. Kërkohet gjithashtu, të zgjaten takimet me familjarët në paraburgim jo katër herë në muaj nga 5 minuta por më shpesh dhe mbi 30 minuta. Të rishikohet dieta ushqimore pasi është e vakët dhe nuk ka cilësi; të bëhen instalimet e çelësit të çkyçjes së dritave në çdo dhomë dhe jo në masë siç është. Gjithashtu këta të paraburgosur kërkojnë investime për përmirësimin e higjienës sanitare, investime në banja pasi rrjedh ujë në çdo cep si dhe investime nëpër qelitë e paraburgimit pasi ka shumë lagështi.Kërkohet gjithashtu, të rritet numri i thirrjeve telefonike nga kabinat e burgut; mos lidhja e duarve mbrapa shpinës gjatë transportimit nga paraburgimi në gjykatë pasi është një torturë sipas tyre; të na jepet ndihmë psikologjike nga profesionistë të mirëfilltë dhe jo militantë partie të cilët na japin leksion për partinë dhe kërkesa e fundit drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është ajo e zgjatjes së lejes për gëzim apo hidhërim në familje, nga tre orë në një ditë që është të bëhet 3 ditë",-thuhet në letrën e tyre. Ndërkohë, kërkesat drejtuar Kuvendit dhe Gjykatave për ndryshim të legjislacionit janë: që ditët e paraburgimit të llogariten një ditë paraburgim dy ditë burg dhe jo një me një e gjysmë siç është; faljet për sjellje të mirë të bëhen në masë për të gjithë të dënuarit nga Drejtoria e Burgut ku vuan dhe jo nga gjykata; si gjatë proceseve gjyqësore të merren parasysh dëshmitë që jepen në seancë gjyqësore dhe jo ata të marra në prokurori pasi ata janë të manipuluara si dhe kërkesat e avokatëve të tyre të pranohen nga gjykata dhe jo siç po ndodh për çdo ditë refuzimin e tyre"-thuhet në letër. Letra me KËRKESAT:1.Të shkarkohet drejtori i paraburgimit "313" dhe stafit të tij, veçanërisht shefi i izolimit për shkak të dhunës që ushtron mbi ne;2.Të shtohen orët e ajrimit nga 1 orë e 30 minuta në ditë që është tani të bëhet në 4 orë në ditë; 3.Të lejohet futja e ushqimeve të prodhimit të detit dhe të gjitha pijet jo alkoolike; 4.Të ndryshohet mënyra e trajtimit gjatë transferimit të tyre nga paraburgimi në gjykatë duke mos ia lidhur duart mbrapa shpinës por para; 5.Të na jepet ndihmë psikologjike nga profesionistë të mirëfilltë dhe jo militantë partie të cilët na japin leksion partiak gjatë seancave; 6.Të zgjatet orari i takimeve speciale nga 3 orë në muaj që është,në 15 orë në një muaj7.Të zgjatet orari i ajrimit verës dhe dimrit. Dimrit të bëhen nga 7 e mëngjesit deri në 16 ndërsa verës nga 7 deri në 20; 8.Të zgjaten lejet për gëzim e hidhërim, nga tre orë në ditë që është të bëhet minimumi 3 ditë për të qenë pranë familjes; 9.Të instalohen në çdo qeli çelësat e çkyçjes së dritës dhe jo në masë siç është; 10.Të investohet në banjat dhe qelitë e paraburgimit pasi ata lënë për të dëshiruar; 11.Të ngrihet dieta ushqimore pasi është e dobët dhe pa cilësi; 12.Të shtohen takimet me familjarët, jo vetëm 4 takime në muaj nga pesë minuta por më shpesh dhe nga 30 minuta; 13.Të shtohet numri i lejimit të thirrjeve telefonike nga kabinat e burgut; 14.Të ndryshojë llogaritja e ditëve të paraburgimit, nga një ditë paraburgim në dy ditë dënim dhe jo siç është një me një e gjysmë; 15.Lirimi me kusht të aplikohet në gjysmën e dënimit të mbajtur dhe jo kur mbaron 2 3 e dënimit;16.Faljet për sjellje të mirë të bëhen në masë për të gjithë të dënuarit që kanë sjellje të mirë dhe kjo falje të jepet nga Drejtoria e Burgut ku vuan dhe jo nga gjykata; 17.Gjatë proceseve gjyqësore të merren parasysh kërkesat e avokatëve dhe të pranohen dëshmitë e të pandehurve të dhëna para gjykatës si provë dhe jo të pranohet dëshmia e dhënë në prokurori pasi kjo dëshmi në prokurori është siguruar me anë të dhunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›