E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistët, 6 kushtet e opozitës për të lënë grevën

Deputeti grevist, Fatmir Xhafaj, deklaroi dje se greva e urisë do të përfundojë vetëm kur të plotësohen kushtet që ai bëri publike


TIRANË - Dokumenti që përmban kërkesën për plotësimin e 6 kushteve të hartuara nga 22 deputetët dhe 180 qytetarët grevistë është e vetmja zgjidhje që çadrat të ngrihen nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit".


Deputeti grevist, Fatmir Xhafaj, deklaroi dje në emër të deputetëve dhe qytetarëve grevistë se kjo grevë urie do të ndalet vetëm atëherë kur, sipas tij, të garantohet:


1) Transparenca e pakushtëzuar, përmes hetimit të plotë parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, duke nisur nga kutitë, jo për efekt të ndryshimit të rezultatit, po për efekt të nxjerrjes së problemeve e përgjegjësive në zbatimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor, dhe duke e shtrirë rrezen e hetimit mbi të gjithë problematikën e vënies së shtetit në shërbim të pushtetit për qëllime elektorale, duke qenë të hapur për të pranuar lidhur me qasjen ndaj kutive çdo zgjidhje të negociuar që garanton transparencën pa sfiduar tërësinë e rezultatit të zgjedhjeve;


2) Transparenca në funksionimin e Kuvendit, me qëllim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverisë, përfaqësimin e ekuilibruar të shumicës dhe të opozitës në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare, kufizimin e imunitetit ndaj akuzave për korrupsion dhe arritjen e konsensusit për miratimin e një sërë ligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë;


3) Transparenca e shifrave të ekonomisë dhe dhënia fund e praktikave të kundërligjshme e të rrezikshme të dezinformimit dhe manipulimit të publikut me shifra të deformuara për qëllime politike që nuk reflektojnë realitetin e ekonomisë shqiptare;


4) Transparenca në funksionimin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve dhe të Radio Televizionit Shqiptar, përmes miratimit me konsensus të një kuadri të ligjor dhe rregullator të standardeve të Bashkimit Europian, si edhe pranimit të një ekuilibri të ri në bordet përkatëse të tyre;


5) Transparenca në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të mundësuar miratimin me konsensus parlamentar të kandidaturave të zgjedhura, bazuar në kritere të meritës dhe profesionalizmit e jashtë ndikimeve politike si domosdoshmëri për qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve kushtetuese dhe si kusht për arritjen e konsensusit për reforma e ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës;


6) Transparenca mbi hetimin e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, që do të garantonte zbardhjen e menjëhershme dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vrasjes.


Plotësimi i kushteve sa më sipër, sipas Xhafës, do t'i kthejë vendit normalitetin e munguar politik e institucional dhe do të përshpejtojë procesin e demokratizimit e të integrimit europian të vendit. "Qëllimi i grevës sonë të urisë është fisnik. Kërkesat tona janë demokratike e të bazuara në vlerat e parimet europiane.


Përkushtimi ynë deri në grevë urie për të garantuar demokracinë, liritë e të drejtat e kërcënuara përditë për çdo njeri të parreshtuar me pushtetin, është sakrifica jonë për ta nxjerrë vendin nga kriza e nga trysnia në rritje e shtetit të bërë njësh me pushtetin dhe për t'i dhënë Shqipërisë e çdo shqiptari lirinë që u mungon, mirëqenien që ata meritojnë dhe të ardhmen europiane që të gjithë dëshirojmë", - tha Xhafaj.


Kushtet e opozitës


Transparenca e pakushtëzuar, përmes hetimit të plotë parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, duke nisur nga kutitë - jo për efekt të ndryshimit të rezultatit, po për efekt të nxjerrjes së problemeve e përgjegjësive në zbatimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor - dhe duke e shtrirë rrezen e hetimit mbi të gjithë problematikën e vënies së shtetit në shërbim të pushtetit për qëllime elektorale, duke qenë të hapur për të pranuar lidhur me qasjen ndaj kutive çdo zgjidhje të negociuar që garanton transparencën pa sfiduar tërësinë e rezultatit të zgjedhjeve.
Transparenca në funksionimin e Kuvendit me qëllim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverisë, përfaqësimin e ekuilibruar të shumicës dhe të opozitës në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare, kufizimin e imunitetit ndaj akuzave për korrupsion dhe arritjen e konsensusit për miratimin e një sërë ligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.
Transparenca e shifrave të ekonomisë dhe dhënia fund e praktikave të kundërligjshme e të rrezikshme të dezinformimit dhe manipulimit të publikut me shifra të deformuara për qëllime politike që nuk reflektojnë realitetin e ekonomisë shqiptare;
Transparenca në funksionimin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve dhe të Radio Televizionit Shqiptar, përmes miratimit me konsensus të një kuadri të ligjor dhe rregullator të standardeve të Bashkimit Europian, si edhe pranimit të një ekuilibri të ri në bordet përkatëse të tyre.
Transparenca në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të mundësuar miratimin me konsensus parlamentar të kandidaturave të zgjedhura, bazuar në kritere të meritës dhe profesionalizmit e jashtë ndikimeve politike si domosdoshmëri për qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve kushtetuese dhe si kusht për arritjen e konsensusit për reforma e ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës.
Transparenca mbi hetimin e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, që do të garantonte zbardhjen e menjëhershme dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vrasjes.


***************************

Presidenti i Republikës u shpreh i gatshëm për një tryezë, por që të ketë rezultate konkrete

Kriza, Topi: Partitë nuk kanë vullnet për dialog


TIRANË - Tryeza e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, është gati në çdo kohë, por ajo që mungon është vullneti i partive politike për t'u ulur. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i është përgjigjur dje interesimit të medias lidhur me negociatat jo zyrtare që ai po zhvillon me partitë politike. Presidenti i Republikës deklaroi se nuk ka ende një dialog institucional, që lidhet me situatën politikë në Shqipëri.


Megjithatë, ai shtoi se ka qenë dhe do të jetë për një përpjekje të vazhdueshme në funksion të zgjidhjes. "Kam qenë në përpjekje dhe vazhdoj të jem në përpjekje të vazhdueshme.


Nuk është e thënë që përpjekjet të jenë publike, të demonstruara, por janë një impenjim i punës sime dhe i aktorëve të tjerë institucionalë, pa diskutim, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare që këtë situatë të pakëndshme ta zgjidhim sa më shpejt.


Kjo në fakt po futet në një shtrat kronik, sepse u bënë muaj, muaj e muaj që kthehemi tek dialogu, dalim nga dialogu. Ka një shprehje që ju duhet ta dini: 'Për t'u marrë vesh, duhen dy palë. Për të bërë divorc, mjafton një palë.'


E thashë këtë, që është domosdoshmëri kur të diskutojmë për dialogun, është domosdoshmëri që partitë politike, mazhoranca dhe opozita të ulen në tavolinën e dialogut", - tha Topi. Për pasojë, ai ka shtuar se problemi i formalizimit të tryezës është një problem sekondar.


"Më e rëndësishmja është që të kenë vullnetin politik për të dalë nga kjo situatë që është e pakëndshme. Është dhe në koshiencën edhe të qytetarëve, të cilët janë larg politikës, që kjo situatë duhet të mbyllet në mënyrën më korrekte të mundshme.


Se si e mbyllin, janë partitë politike. Presidenti ka vullnetin, ka predispozicionin, ka dëshirën që të vendoset dialogu, të rifillojë komunikimi institucional. Presidenti nuk ka në dorë asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët. Kjo ka qenë arsyeja që në mënyrë të vazhdueshme, unë kam thënë: 'gjithçka varet nga vullneti politik i partive'," - tha ai.


Topi kujtoi se në një republikë parlamentare, janë partitë ato që duhet të v

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›