E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet me problematike ne Tirane

Flet Islam Cani kryetar i Shoqates se Konsumatoreve Shqiptare

Anilejda Shembitraku

Tregjet jane jashte cdo kriteri higjieno-sanitar dhe burim semundjesh per konsumatoret. Keshtu ka deklaruar per gazeten Albania Islam Cani kryetar i Shoqates se Konsumatoreve Shqiptare. Qytetaret po perballen me nje sere problemesh qe lidhen me tregun e produkteve ushqimore dhe te fruta-perimeve kunder te cilave nuk eshte marre asnje mase nga autoritetet perkatese per te permiresuar kushtet higjieno-sanitare. Ata pervec rritjes se cmimeve duhet te perballen edhe me kushtet e veshtira qe ofrojne shumica e tregjeve te qytetit te Tiranes. Sipas prononcimit te Canit per mungesen e kontrollit dhe plotesimin e kushteve higjieno-sanitare mban pergjegjesi Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit por edhe Autoriteti i Kontrollit te Ushqimeve.
Ligji
Prandaj Shoqata e Konsumatorit shqiptar nuk ka qene dakord qe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor AKU te varej nga Ministria e Bujqesise dhe e Ushqimit por te ishte nje autoritet me vete. Sic jane ato te energjetikes ujit te pijshem etj. qe vareshin nga Kuvendi ndersa AKU-ja deri tani varet nga Ministria - ka theksuar kryetari i Shoqates se Konsumatoreve.
Keto institucione bazohen ne Kodin Civil te Republikes se Shqiperise neni 628 ku behet fjale Per pergjegjesine e prodhuesit dhe neni 635 ku behet fjale per Publikimin. Duhet te themi se kemi ligje por ato nuk gjejne zbatim nga keto institucione dhe mbrojtja e konsumatorit nuk ka qene asnjehere e sigurt qofshin per prodhimet e vendit apo dhe per produktet qe vijne nga jashte pra te importit.

Konsumatoret
Ka nje sere arsyesh qe konsumatoret blejne ne keto tregje ku edhe pse vihet re mungese e theksuar e kushteve higjieno-sanitare perseri per ta nuk eshte e mjaftueshme te mos shkojne. Mungesa e buxhetit familjar dhe rritja e cmimeve sidomos kohet e fundit per prodhimet e vendit verehet nje rritje cmimesh prej 10-15-20 per qindesh ne total sipas llojeve te produkteve. Ne keto tregje shkojne ato shtesa sociale qe jane ne nevoje si pensionistet familjet me perkrahje sociale te papunet etj. Meqenese cmimet e ketyre tregjeve jane me te lira ata detyrohen te blejne atje ku malli eshte me i lire. Konsumatoret jane ambientuar me vende te tilla kjo eshte pjese e tradites se vjeter.

Tregjet problematike
Ne te gjitha tregjet e Tiranes paraqiten probleme nga me te ndryshmet por qe ne te shumten e rasteve vihet re mungese e kushteve higjieno-sanitare. Per shume qytetare keto tregje perbejne problem shqetesues ndaj ata kane derguar ankesat e tyre ne Shoqaten e Konsumatoreve Shqiptare. Por deri tani nga autoritetet perkatese nuk eshte ndermarre asnje mase qe do te permiresonte kushtet e higjienes por edhe ti mbronte konsumatoret nga rreziqet e ndryshme qe mund te shfaqin nga konsumi i produkteve qe shiten ne keto tregje.

1- Tregjet ushqimore ne zonen e Kamzes. Ne keto tregje verehen probleme higjieno-sanitare te keqija. Ketu shiten produkte ne tezga pertoke ne balte. Pervec fruta-perimeve tregtohen te gjitha llojet e ushqimeve te paketuara mes tyre edhe ushqime per femije. Gjithashtu shiten edhe produkte blegtorale sic jane djathi gjalpi gjiza qumeshti te cilat serviren per konsumatoret ne kushte jonormale higjiene. Ne kete treg shitet edhe peshk i cili vendoset ne objekte te papershtatshme.

2- Tregu ne Kodren e Kamzes. Eshte po e njejta gjendje ne te gjithe rrugen qendrore ku i shtohen edhe pluhurat nga levizjet e makinave.

3- Tregu te ura e Kamzes. Paraqesin problem thertoret te cilat paraqiten ne nje gjendje jo te mire. Me gjithe permiresimin e bere ato ngelen ne nje gjendje jo te mire ku verehen mungesa te theksuara te higjjenes sidomos nga shitesit e mishit te cilet nuk respektojne normat minimale te pastertise.

4- Tregu i Babrruse. Paraqet po te njejtat probleme sic paraqesin edhe tregjet e mesiperme. Ketu vihet re mungese e theksuar e higjienes. Kjo per shkak te ujit i cili mungon ne kete treg per te pastruar ambientet.

5- Tregu tek ish-Fabrika e Tullave ku ka shkuar edhe pazari i tregtise se gjese se gjalle bagetise. Me pare ky treg ka qene ne rrugen Jordan Misja. Ne kete rast eshte nderruar vendi por jo metodat e higjienes.

6- Tregu te Stacioni i Trenit paraqet probleme teper te renda sic eshte edhe rasti i shitjes se mishit neper tezga ne ambient te hapur dhe eshte ne kontakt te vazhdueshem me pluhurat dhe mizat. Po ashtu problem shfaqet edhe per produktet blegtorale dhe ato te fruta-perimeve.

7- Tregu i uzines Dinamo ku ka 10 vjet qe Shoqata e Konsumatoreve Shqiptare ka ngritur problem per te permiresuar kushtet e gjithe tregjeve por edhe te tregut ne fjale ku eshte evidentuar nje ndryshim me hope. Duke filluar nga ujerat e zeza te cilat ne te shumten e rasteve dalin ne siperfaqe perbejne nje shqetesim te madh per gjithe tregun konsumatoret per produktet blegtorale por edhe te fruta-perimeve.

8- Tregu i Kombinatit tregu ne rrugen Fortuzi te Rruga e Kavajes tregu me shumice ne Qytetin e Nxenesve tregu ne Yzberisht paraqesin te gjitha po te njejtat probleme. Ato jane kushtet higjieno-sanitare dhe niveli i ulet i plotesimit minimal te kushteve. Ne keto tregje ka produkte te fruta-perimeve dhe blegtorale si bulmetrat etj. Tregtaret me shume vemendje i kushtojne faktit te shitjeve dhe jo se ne cfare kushtesh i shesin produktet e tyre.

KONVENTA
Qeveria mbrojtje me te madhe per emigrantet shqiptare

Ne respektim te detyrimeve te Konventes Per punetoret migrante dhe anetaret e familjeve te tyre ku Shqiperia eshte pale qe prej vitit 2007 nje perfaqesi e qeverise shqiptare e kryesuar nga zevendesministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Kastriot Sulka raportoi prane Komitetit per Punetoret Migrante ne Gjeneve rreth masave te ndermarra per te siguruar zbatimin efektiv te Konventes ne nivel kombetar. Raporti i prezantuar nga delegacioni shqiptar dha nje permbledhje te kornizes ligjore administrative institucionale dhe statistikore lidhur me perfundimin e detyrimeve te Republikes se Shqiperise qe rrjedhin nga kjo Konvente. Sulka prezantoi te gjitha ndryshimet e bera ne kuadrin e brendshem rregullativ dhe ligjor ne zbatim te Konventes te cilat sigurojne nje mbrojtje me te madhe te emigranteve shqiptare kudo qe ata jane. Sipas Sulkes Kushtetuta e Shqiperise marreveshjet nderkombetare te ratifikuara nga Parlamenti ligjet aktet rregullative dhe aktet nenligjore perbejne kuadrin ligjor qe siguron mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut ne pergjithesi dhe te punetoreve emigrante ne vecanti. Duke u ndalur ne permiresimet e kuadrit ligjor perfaqesuesit e Shqiperise bene nje pasqyre te plote te nderhyrjeve ligjore te bera ne legjislacion duke perfshire kodet ligjet dhe aktet nenligjore te cilat jane miratuar nga Kuvendi i Shqiperise dhe nga Keshilli i Ministrave. Komiteti vleresoi prezantimin e perfaqesise se Qeverise shqiptare dhe konstatoi se ne respektim te detyrimeve te Konventes Per punetoret migrante dhe anetaret e familjeve te tyre nga institucionet perkatese jane ndermarre hapa konkrete pozitive ne zbatim te kesaj Konvente duke i ofruar keshtu nje mbrojtje me te madhe emigranteve shqiptare te cilet perbejne pothuaj 1/3 e popullsise.

1 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›