Grinden për pronën, vret 2 shtetas
20/04/2009 Dorëzohet në polici Kujtim Hasani. I plagosur në spital vëllai tjetër i familjes
Viktimat nuk u pajtuan me vendim e gjykatës dhe përmbarimin, sherr në rrugë
DURRES- Dy persona kanë gjetur vdekjen pas një prite të ngritur në orët e mbrëmjes së djeshme nga një shtetas, i cili kishte konflikt me njërin nga viktimat. Shaban Karabrahimi dhe Sadik Laze janë viktimat e plumbave të pistoletës së shtetasit Kujtim Hasanaj nga Tropoja. Laze ka qenë viktimë e rastit, pasi ai ishte në vendin e ngjarjes, teksa autori i krimit ka shtënë në drejtim të të dy vëllezërve Karabrahimi të lindur në Dibër dhe fqinj me autorin e krimit me të cilin kishte konflikt pronësie. Plumbat që kanë dalë nga arma e vrasësit kanë prekur edhe Iliradin Karabrahimi, i cili është dërguar në spitalin e Durrësit ku edhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Ngjarja
Rreth orës 18.50 minuta tek vendi i quajtur “Mbikalimi” i Shkozetit janë dëgjuar disa të shtëna arme. Sipas policisë, objekti i vrasjes kanë qenë dy vëllezër, Shaban dhe Iliradin Karabrahimi, të cilët kanë bërë sherr me komshiun vrasës lidhur me një pronë, e cila ishte bërë edhe objekt gjyqi. Viktimat kanë qenë në objektin të cilin duhej ta lironin me vendim gjykate pasi objekti kishte kaluar në pronësi të vrasësit Kujtim Hasani 38 vjeç. Sherri ka degjeneruar në fyerje të rënda dhe në përleshje mes palëve, sipas pohimeve nga vendi i ngjarjes. Hasani është larguar vetëm për pak minuta nga vendi ku ai po grindej me dy vëllezërit nga Golloborda e Dibrës dhe është kthyer i armatosur me një pistoletë në dorë. Pikërisht kur mbi shtetasit Shaban Karabrahimi është qëlluar me armë një nga plumbat e pistoletës ka prekur edhe shtetasin Sadik Laze 27 vjeç. Policia ka thënë se Laze ka qenë viktimë e rastit, por ai nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, pasi plumbi e ka goditur në kraharor duke i dëmtuar arteriet e zemrës. Në vendngjarje kanë vdekur viktima Sadik Laze dhe Shaban Karabrahimi, kurse Iliradin Karabrahimi ka mundur të shkojë i gjallë në duart e mjekëve, të cilët e kanë futur në sallën e kirurgjisë. Efektivat blu dhe forcat shtesë të antikrimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe të nisin një operacion shumë të shpejtë për të kapur të dyshuarin. Izolimi i zonës është kryer në pak minuta, ndërkohë që policia nuk e ka pasur të vështirë për të identifikuar autorin. Nga të dhënat paraprake mësohet se në këtë krim ka marrë pjesë vetëm një person i armatosur me armë automatike dhe se ai ka qenë shtetasi Kujtim Hasani, fqinji i viktimave. 38-vjeçari i lindur në Tropojë dhe banues në Shkozet të Durrësit pas krimit është larguar nga banesa dhe ka qëndruar në rrugë. Në kohën që ai ka parë uniformat blu ka shkuar drejt tyre si dhe u ka dorëzuar edhe armën e krimit, e cila është sekuestruar së bashku me gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Për të shmangur hakmarrjen policia ka larguar familjen e autorit të krimit si dhe ka vendosur patrulla të shumta në kryqëzime si dhe në lagje e në banesat e të dy palëve.
Sherri për pronën
Prona ku ka ndodhur vrasja i ishte dhënë autorit që ka kryer krimin, Kujtim Hasanaj 38 vjeç, i lindur në Tropojë dhe banues në Shkozet. Hasani, sipas policisë, e ka fituar me vendim gjykate këtë pronë që është një lokal i rrënuar, por që gjendej në anë të rrugës dhe që mund të përshtatjen në një lokal. Vetëm dy ditë para ngjarjes së mbrëmshme organi i Përmbarimit ka zbatuar urdhrin e vendimit të gjykatës. Sot dy vëllezërit Shaban Karabrahimi 49 vjeç dhe Iliradin Karabrahimi 39 vjeç janë konfliktuar dhe nuk pranonin të lëshonin ndërtesën, stallë në të cilën babai i tyre mbante disa lopë. Përballë kësaj situate Hasanaj ka qëlluar me pistolete në drejtim të të dy vëllezërve. Viktima e parë ka qenë Sadik Lazi nga Dibra 27 vjeç, i cili në momentin e konfliktit po kalonte në rrugicën ku bëhej sherr. Pas tij plumbi i pistoletës ka marrë edhe 49-vjeçarin Shaban Karabrahimaj dhe ka plagosur të vëllain e tij 39-vjeçarin Iliradin Karabrahimaj. Viktimat janë nga Dibra dhe prej disa vitesh ishin vendosur në Shkozet pranë “Mbikalimit” jo shumë larg nga autostrada Durrës-Tiranë.