E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindet me gruan, hidhet bashkë me fëmijët nga dritarja

Vendi ku ndodhi ngjarja / Foto ANSA

Një 49-vjeçar në Itali i ka dhënë fund jetës së tij dhe dy fëmijëve duke u hedhur nga dritarja pas një grindjeje me bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur në Cremona, në zonën e Breschia-s.

Sipas medieve italiane, burri, në kulmin e grindjes me të shoqen, ka hedhur dy fëmijët nga dritarja e katit të gjashtë, e më pas është hedhur edhe vetë.

Të tre kanë përfunduar mbi makinat e parkuara para pallatit.

Burri ka vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët kanë ndërruar jetë në spital. Ata ishin të moshës 1 dhe 4 vjeç. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›