E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, kapet droga e fshehur në gomën e makinës

Droga e fshehur në gomën e makinës

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar sot 6 pako me marijuanë, ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur brenda gomës rezervë të një veture tip Nisan me traga greke YEB 3754, që drejtohej nga shtetasi Arsen Dauti nga fshati Fterrë i Sarandës, por që jetonte dhe punonte si emigrant në Athinë i cili u arrestua nga policia.

Droga u gjet e fshehur në gomën rezervë të këtij automjeti, e ndarë në 6 pako cilindrike të mbështjella me letër natriban, që peshonin 3 kg gjithsej.

Sipas policisë droga vinte nga Saranda dhe kishte destinacion Greqinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›