E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, torturohen 2 shqiptarë në burg

Gardianët e burgut të Manastirit kanë ushtruar dhunë dhe torturë ndaj dy shqiptarëve të paraburgosur lidhur me vrasjen e pesëfishtë që ndodhi muajin e kaluar në Shkup.

Denoncimi është bërë nga familjarët e personave të paraburgosur dhe më pas është konfirmuar edhe nga Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti. Familjarët që kanë vizituar të paraburgosurit, kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë shenja të dukshme dhune, që tregojnë se janë keqtrajtuar.

Partitë shqiptare kanë dënuar ashpër dhunën ndaj dy të paraburgosurve. Partia Demokratike Shqiptare, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti, që është kuadër i partisë shqiptare në pushtet BDI. / Kosovapress/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›