Kuçi: Kosova nuk varet nga zgjedhjet serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Kosova nuk ka pasur telashe asnjëherë me liderët e Serbisë, por ajo është ballafaquar me sovranitetin e saj përballë Kosovës.
Ai ka thënë se presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliç, është zgjedhje e qytetarëve serb.
Sipas Kuçit, fati dhe pavarësia e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet politike në Serbi.
Qeveria e Kosovës vlerëson se zgjedhja e Tomislav Nikoliçit si president i Serbisë nuk ndërlidhet me fatin e Kosovës.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha se zgjedhjet politike në Serbi janë për popullin serb dhe se fati dhe pavarësia e Kosovës nuk varet nga ato zgjedhje. /Telegrafi/
Përgatiti: E.L