Grindja ne cift, emigranti shqiptar ther gruan
Greqi- Nje 39-vjecar shqiptar, emigrant ne Greqi ka qelluar disa here me thike bashkeshorten e tij, duke e plagosur rende pas nje grindje banale. Policia e vendit fqinj nuk dha detaje rreth ngjarjes, por beri me dije se e demtuara eshte rreth 35-vjece dhe shkak per sulmin agresiv, eshte bere nje debat ne familje mes ciftit. Policet arrestuan pak minuta pas ngjarjes edhe te dyshuarin, ndersa nuk publikoi gjeneralitetet e tyre. Gruaja shqiptare eshte derguar me urgjence per ne spitalin e Athines, ku dhe i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale. Mediat greke raportuan se jeta e saj eshte ne rrezik, pasi ka marre disa plage ne pjese te ndryshme te trupit, te shkaktuara nga nje mjet mprehes, thike. Mesohet se burri agresor, e ka qelluar kater here me thike ne trup bashkeshorten ne grindje e siper, ndersa pritet marrja e tij ne pyetje, per te zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota. Dy muaj me pare, nje tjeter emigrant shqiptar, pas divorcit, i preu kembe e duar ish-bashkeshortes, e cila refuzonte te bashkohej serish per te shpetuar martesen nga e cila kishin sjelle ne jete edhe dy femije.