E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalistja Susan Boyle, perfundon ne psikiatri

Pasi perfundoi ne vendin e dyte ne garen "Britain's Got Talent", ylli i sapo zbuluar muzikor, Susan Boyle, nuk arriti te ballafaqohet me mediat dhe adhuruesit. Pas mbremjes finale, psiqikisht dhe fizikisht e lodhur 48-vjecarja SuBo, sic e quajne britaniket, u dergua ne nje spital privat per kurim, qe eshte i specializuar per shendetin psikik. Susan nuk e refuzoi stafin mjekesor dhe pranoi vullnetarisht te shkonte, nderkaq do te qendroje aty disa dite, derisa t'i rikthehen fuqite. Zbulimi i papritur i "margaritarit" muzikor, javen e kaluar u percoll me disa skandale. Duke marre parasysh se ky "margaritar" ka nje gjuhe paksa te ashper, pra nuk heziton te shaje, ajo krijoi nje skandal te vertete ne nje kafeteri e me pas edhe nje incident rrugor me automjet, ne te cilin u nevojit nderhyrja e policise lokale. Susan Boyle ishte me nerva jo vetem se e munden ne finale nje grup kercimtaresh, "Diversity", te cilet fituan 160 mije dollare dhe mundesine per te performuar para Mbretereshes, por edhe se per paraqitjen ne finale nuk i arriti fustani i porositur, madje per kete gje u informua vetem 15 minuta para daljes ne skene. Megjithate, ne fare pak kohe Boyle arriti te shnderrohet ne nje personazh te famshem jo vetem ne Britanine e Madhe por edhe me gjere, ndersa videoja e saj ne Youtube eshte klikuar nga nje numer rekord vizitoresh. Nese "ylli" i ri arrin qe ta mbledh veten, Simon Cowell po i parashikon nje te ardhme te ndritshme ne boten e argetimit, duke marre ne konsiderate faktin se ofertat per Susan vijne nga te gjitha anet e botes. Vete Boyle e cilesonte me heret veten, si nje femer e pashprese, qe nuk kishte puthur kurre nje burre dhe qe jeton e vetme me macen e saj. Ne prezantimin e saj te pare ajo u prit me vershellima per shkak te pamjes aspak terheqese, por kur nisi te kendoje beri per vete miliona persona, me zerin e saj te mrekullueshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›