E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fritzel i Meksikes abuzoi per 7 vjet me 8 minorene

Tetë fëmijë janë marrë nën mbrojtjen e shtetit ndërsa në Meksikë zbulohet një rast shokant abuzimi. Në një ndër lagjet e varfra të kryeqytetit është arrestuar një 32-vjecar i akuzar për abuzim me 8 minorenë të cilët i ka mbajtur të mbyllur për shtatë vjet në banesën e tij.

Jorge Antonio Iniestra me profesion taksist akuzohet dhe për vrasjen e dy prej të burgosurve të tij. Në pranga kanë përfunduar dhe partnerja e 32-vjecarit, e ëma, tre vëllezër dhe një nip të gjithë të akuzuar për bashkëpunim. 3 nga tetë minorenët e abuzuar ishin fëmijë të partneres së Iniestras, 44 vjecares Clara Tapia. Bëhet fjalë për një djalë dhe dy vajza nga të cilët dy vajzat janë përdhunuar në mënyrë të vazhduar përgjatë viteteve e kanë lindur 5 fëmijë. Personi akuzohet gjithashtu se ka rrahur për vdekje një nga vajzat dhe një prej fëmijëve të saj që ishte vetëm 3 muaj trupat e të cilëve i la të dergjeshin për më tepër se një muaj në dhomën e krimit për ti hedhur më pas në autostratradë me ndihmën e të vëllait.

Ai i kishte izoluar 2 vajzat e partneres së tij në një nga dhomat e banesës së të ëmës ndërsa detyronte vëllain e tyre të nxirrte të holla për tu siguruar jetesën. Historia e tmerrshme ka tronditur meksikanët tashmë të mësuar dhe me imazhe shokuese vrasjesh në luftën disa vjecare mes karteleve të drogës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›