Atentati Ndertohet identikiti i autorit shtohen masat e sigurise ndaj Muces
Grupi hetimor me veshtiresi nga pjeset e fytyres qe ka mundur te filmoje kamera e sigurise ka ndertuar nje identikit te perafert te autorit te atentatit ndaj nendrejtorit te policise Dorian Muca
Pas atentatit te bere dy net me pare ne shtepine e nendrejtorit te policise se kryeqytetit diten e djeshme jane shtuar masat e sigurise per nendrejtorin e policise se Tiranes. Qe pas ngjarjes se rende forcat e Briskut kane marre ne ruajtje numrin dy te policise se Tiranes banesen e tij si dhe familjen. Te gjitha levizjet e nendrejtorit te policise se Tiranes behen nen vezhgimin dhe mbrojtjen e dy efektiveve te njesise operacionale ndersa ruhet edhe banesa e tij. Nderkaq jane shoqeruar ne polici gjate dites se sotme disa persona te tjere duke e cuar ne rreth 20 numrin e te shoqeruarve. Policia i ka kaluar tashme materialet hetimore prokurorise per vepren penale Vrasje ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se vazhdon zbardhja e kasetave te kamerave te sigurise te vendosura ne ambientet e pallatit qe kane filmuar autorin ne momentin qe ka hyre dhe ka vendosur sasine e lendes plasese ne deren ku jetonte familja Muca. Nga pamjet filmike policia ka mundur te krijoje edhe identikitin e te dyshuarit i cili eshte shperndare ne te gjitha komisariatet e policise. Nderkohe te 18 personat e shoqeruar dje si te dyshuar jane lene te lire pasi u eshte marre nga nje deklarate ne lidhje me vendndodhjen ne momentin e ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se pista kryesore ne te cilen po hetohet eshte ajo per shkak te detyres ndersa ka dyshime te forta qe porosia per vendosjen e tritolit te jete bere nga persona qe aktualisht jane te burgosur. Vete autori dyshohet se eshte nje njeri i paguar per te kryer kete veprim.
Ngjarja
Nendrejtori i policise se kryeqytetit Dorian Muca i shpetoi nje atentati me eksploziv te organizuar ne banesen e tij. Rreth ores 0240 te mengjesit te se enjtes nje sasi prej 400 gr tritol eshte vene ne deren e baneses se zevendesdrejtorit te Policise se Qarkut Tirane Dorian Muca. Ngjarja ndodhi ne kryqezimin e rrugeve Ndre Mjeda me rrugen Frosina Plaku ne Tirane. Ne te zbardhur te dites se enjte strukturat e policise moren njoftim se eshte vendosur nje sasi eksplozivi ne deren e baneses se nendrejtorit te Policise se Qarkut Tirane Dorian Muca ne katin e peste te nje pallati por duket se autori i atentatit ka mundur te largohet pa bere zhurme por jo pa lene gjurme pasi kamera e sigurise ka filmuar levizjet e tij. Gjate shperthimit nendrejtori Muca ndodhej ne banese bashke me familjaret e tij ne katin e 5-te te pallatit. Por nga shperthimi fatmiresisht nuk eshte lenduar asnje nga anetaret e familjes Muca por jane shkaktuar vetem deme materiale te shtepise. Madje shperthimi ka qene i fuqishem sa ka demtuar edhe hyrjet e tjera te katit.