Karta e Adriatikut Imami Vendet tona kane ecur perpara drejt objektivit final te NATO-s
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Presidenti Bamir Topi komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope te NATO-s Admirali Xhejms Stavridis ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu si dhe perfaqesues e ministra te vendeve anetare te Kartes se Adriatikut mblidhen ne Durres
Bashkepunimi rajonal ka marre nje dimension te ri gjate viteve te fundit megjithate duke pasur parasysh konceptin e ri strategjik te NATO-s besoj se eshte e nevojshme te cojme me perpara sfidat e sigurise ne kuadrin e kufizimeve financiare deklaraten e ka bere te ditur ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate takimit te djeshem te ministrave te Mbrojtjes te vendeve anetare te Kartes se Adriatikut . Duke pershendetur dhe falenderuar delegacionet pjesemarrese ne kete takim per kontributin dhe angazhimin e tyre te shpalosjes se sfidave te integrimit te te gjitha vendeve te rajonit ne strukturat euroatlantike Imami u shpreh Ne emrin tim personal por edhe si minister i Mbrojtjes dua tju shpreh kenaqesine time dhe falenderimet e mia per vendet tuaja per kontributin qe kane dhene ato per Forcat e Armatosura Shqiptare si dhe per forcimin e marredhenieve tona dhe te integrimit rajonal ne strukturat euro-atlantike. Jemi krenare te konstatojme se vendet tona kane ecur perpara drejt ketij objektivi final. Jam i bindur se diskutimet shkembimet e eksperiencave te mendimeve dhe pervojave personale te secilit vend te cilat do te diskutohen gjate ketij takimi do te na cojne pikerisht ne realizimin e ketij objektivi. Ministri Imami gjate fjales se tij vleresoi rolin e misioneve paqeruajtese te vendeve pjesemarrese. Sipas tij keto misione do te ndihmojne ministrine shqiptare qe te reagoje me mire ndaj kerkesave dhe detyrimeve qe ka ndaj aleances. Nga ana tjeter ato na ndihmojne te percaktojme fusha te reja te bashkepunimit ne te ardhmen dhe te koordinojme me mire veprimet tona per te arritur nje bashkepunim rajonal te qendrueshem si nje mjet per te siguruar paqen stabilitetin dhe zhvillimin demokratik ne rajon e me gjere. Ne kete menyre ky bashkepunim do te shtoje edhe me teper perparimin e vendeve tona drejt NATO-s dhe BE-se. Ballkani ka bere ndryshimin me te madh te situates gjate ketyre viteve krahasuar me vendet e tjera te Evropes. Kjo per arsye te vullnetit te qeverive tona. Jam i bindur se diskutimet tona do te kontribuojne ne sensin e kesaj mbledhjeje.
Presidenti Topi Shqiperia do te jete aktive ne misionet e saj paqeruajtese ne Afganistan dhe ne cdo projekt tjeter ne kuader te NATO-s
Konferenca e Kartes se Adriatikut zhvilloi punimet e saj ne mjediset e Hotel Adriatikut ne Durres. Ne aktivitet ishin te pranishem gjithashtu Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope te NATO-s admirali Xhejms Stavridis ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu si dhe perfaqesues e ministra te vendeve anetare te Kartes se Adriatikut. Shqiperia konfirmon mbeshtetjen e plote dhe deshiren e madhe qe te gjitha vendet e rajonit perfshire edhe shtetin me te ri Kosoven te behen pjese e projektit te perbashket euroatlantik. - ka theksuar ne fjalen e tij Presidenti Bamir Topi. Duke e pershendetur kete takim Presidenti i Republikes u shpreh Une shfrytezoj rastin per te nxjerre ne pah eksperiencen e deritanishme pozitive ne misionet tona paqeruajtese ne disa vende te botes si dhe modelin e shkelqyer te komunikimit nder rajonal jo vetem ne nivel politik por edhe ne ceshtje konkrete te bashkepunimit ushtarak. Shqiperia do te jete aktive ne misionet e saj paqeruajtese ne Afganistan dhe ne cdo projekt tjeter ne kuader te NATO-s.
Nder te tjera Presidenti theksoi se ky takim ashtu si edhe takime te tjera periodike ne fushat e mbrojtjes sigurise dhe sektoreve te tjere qeverises vjen si nje shprehje e qarte e realitetit te ri rajonal bashkepunimit intensiv dhe te natyrshem midis vendeve pjesemarrese. Samiti ministror e konfirmon kete model bashkepunimi ndaj me lejoni te vleresoj lart perkushtimin dhe angazhimin serioz te qeverive respektive ne funksion te rritjes se klimes koordinuese dhe bashkepunuese ne cdo aspekt te mbrojtjes dhe te sigurise. - ka bere me dije Presidenti.
Admirali Xhejms Stavridis Sot ministra te vendeve te ndryshme te Ballkanit Perendimor jemi ulur te gjithe rreth se njejtes tryeze ne nje atmosfere bashkepunimi
Nga ana e tij komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope te NATO-s Admirali Xhejms Stavridis teksa ka bere nje pershkrim te shkurter te bukurive natyrore qe ofron vendi yne duke u nisur nga bregdeti i Durresit vleresoi bashkepunimin mes vendeve pjesemarrese Jemi bashkuar ketu sot per te folur per bashkepunimin nderkombetar dhe per sigurine nderkombetare. Pra kjo deshmon progresin e arritur gjate ketyre 10-15 viteve te fundit. Ka nje perfshirje shume te mire te Shqiperise ne Afganistan sidomos se bashku edhe me vende te tjera te cilat kane cuar trupat e tyre atje - u shpreh admiral Stavridis. Admirali me tej ka theksuar sfidat qe dalin perpara. Deshiroj qe te flas per sfidat e perbashketa me te cilat perballemi te gjithe dhe si duhet te perpiqemi qe ti kapercejme keto sfida. Kur them sfida nuk dua te harroj dhe progresin e arritur ketu ne Ballkanin Perendimor qe eshte vertet shume i mire. Nese do ti kthejme syte nga e shkuara 10-15 vite me pare do te kujtojme konfliktet dhe veshtiresite e medha qe jane kapercyer. Sot ministra te vendeve te ndryshme te Ballkanit Perendimor jemi ulur te gjithe rreth se njejtes tryeze ne nje atmosfere bashkepunimi. Eumlshte shprehur komandanti Stavridis. Me kujtohet para tre vjetesh kur me emeruan Komandant Suprem te Aleances gjeja e pare qe bera ishte te shkoja ne Bosnje-Hercegovine ku u takova me zotin minister aty dhe pashe nga afer mundesite per te punuar se bashku gjithnje e me shume. Ky eshte nje shembull se si permes bashkepunimit ne mund te arrijme progres per keto ceshtje te rendesishme te sigurimit. Po keshtu me behet qejfi per te gjithe punen tone te perbashket te arritur deri me tani ne vende te tilla si Afganistani apo edhe ne vende te tjera te veshtira ku ka misione paqeruajtese sic eshte p.sh. Forca Nderkombetare e Sigurimit ne Afganistan ku shume prej vendeve te pranishme sot ne kete salle jane te perfaqesuara sigurisht si vendet anetare te NATO-s po keshtu edhe vendet aleate te saj - ka mbyllur fjalen e vet admiral Stavridis.