Komunikim intensiv ndermjet Berlinit dhe Beogradit

Pas bisedimeve dypaleshe me ministrin e Jashtem gjerman Guido Westerwelle ne Bruksel shefi i diplomacise serbe Vuk Jeremic tha se ishte nje takim i sinqerte i hapur dhe konstruktiv me qellim vazhdimin e procesit te integrimit evropian si te Serbise ashtu edhe te te gjithe Ballkanit Perendimor Tani ka me shume mirekuptim mes te dyja paleve se deri me tani. Nuk ka asnje dyshim se si njera ashtu dhe pala tjeter deshirojne te arrijne te njejtin objektiv i cili eshte nje vendim pozitiv per Serbine ne takimin e ardhshem te Keshillit te Ministrave.
Edhe pse ai thote se me homologun gjerman nuk ka hyre ne hollesi ministri Jeremic vlereson se ne nivelin e kuadrit politik ekziston mirekuptimi reciprok si dhe marreveshja qe ne ditet ne vijim te vazhdohet me bisedimet e nivelit te larte mes Beogradit dhe Berlinit qe eshte nje nga lojtaret kyc evropian .
Shembulli kroat per rajonin
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Westerwelle dhe Jeremiq - Berlin 31.05.2010Ne kuader te takimit te se henes 23.01.2012 te Keshillit te Ministrave te BE-se ku pervec ceshtjeve te nxehta si Irani dhe Siria u bisedua edhe per marredheniet mes te Serbise dhe Kosoves te dy ministrat rane dakord per bashkepunimin e metejshem ne menyre qe te ruhet ritmi i integrimit te Ballkanit Perendimor edhe pas anetaresimit te Kroacise ne BE. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle nder te tjera pershendeti edhe pranine per here te pare ne Keshillin e Ministrave te kreut te diplomacise kroate kesaj radhe ne cilesine e vezhguesit duke theksuar se kjo flet per seriozitetin qe i kushton BE-ja ceshtjes se zgjerimit Ne te njejten kohe ky eshte gjithashtu nje shembull per vendet e tjera sidomos ne Ballkanin Perendimor qe kur ti permbushin reformat dhe standardet evropiane ne aspketin e sundimit te ligjit ekonomise dhe pergjegjesise financiare ato mund te behen pjese e Bashkimit Evropian tha Westerwelle.
Bashkepunim per hir te stabilitetit ne Veri te Kosoves
Ne perputhje me kete edhe ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic tha se Serbia ka para vetes ende shume pune dhe se Serbia do te beje gjithcka qe eshte ne fuqine e saj. Por sipas tij do te ishte e papershtatshme te jepen tani vleresime per ate se cili mund te jete rezultati i diskutimit te ardhshem per statusin e kandidatit per Serbise qe pritet brenda disa javesh nga BE-ja. Njekohesisht Jeremic shtoi se situata ne veri te Kosoves eshte shqetesuese dhe se bashkepunimi me bashkesine nderkombetare eshte i nevojshem per hir te ruajtjes se stabilitetit ne terren.
Autore Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora