Grindjet ne familje plagosen bashkeshortet
Grindja ne familje ka sjelle plagosjen e dy bashkeshorteve ne Koplik te Malesise se Madhe. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1945 ne lagjen Pikze te Koplikut brenda ne banesen e Kole Makajt 57 vjec. Nje grindje mes kryefamiljarit dhe gruas se tij Files ka bere qe bashkeshorti te qelloje me pistolete gruan dhe me pas vehten. Motivi i grindjes mesohet se ka qene nje konflikt brenda familjes i cili nuk eshte zbardhur akoma pasi ne momentin e ngjarjes ne banese ka qene vetem cifti Makaj dhe asnjeri tjeter.Ato jetojne ne nje shtepi private rreth 500m larg rruges nacionale dhe femijet mesohet se i kane ne emigracion. Te shtenat jane degjuar nga fqinjet te cilet kane shkuar menjehere dhe ne nje prej dhomave te banese kane gjetur te gjakosur Filen dhe disa metra me tej Kolen me pistolete ne dore. Ato u kane dhene ndihmen e pare dhe kane lajmeruar policine. Sipas te dhenave paraprake mendohet se Kole Makaj ka qelluar gruan e me pas vehten ndersa po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. Nga burime te spitalit te Shkodres mesohet se gjendje e dy te plagosurve eshte e rende dhe ne keto kushte dhe policia e ka te pamundur te marre ndonje deklarim prej tyre. Te njohur te familjes Makaj e cila nuk eshte nga Kopliku por ka disa vite qe jeton aty shprehen se nuk dine qe dy bashkeshortet te kene patur konflikte te renda pervec zenkave te thjeshta qe ndodhin. Krimi brenda familjes ka shenuar 6 viktima vitin e kaluar ne qarkun e Shkodres ku kater kane qene gra qe jane vrare nga bashkeshorti dhe babai.