E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkozet Xhaferraj shperndan kontratat e privatizimit

Enti Kombetar i Banesave nisi shperndarjen e kontratave te privatizimit per 145 familjet qe banojne tek magazinat e ish-Agroeksportit ne Shkozet. Kandidati demokrat Ferdinand Xhaferaj per kreun e Bashkise se Durresit tha se ne zbatim te vendimit te Keshillit te Ministrave banoret do te perfitojne brenda pak ditesh certifikatat e pronesise. Kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin shtoi se kjo ishte detyre e Bashkise por kryebashkiaku Dako nuk u interesua kurre per ta zgjidhur kete problem. Nderkohe tha se brenda vitit te gjithe qytetaret e Durresit do te kene mundesi te hipotekojne shtepite e tyre.

Te pranishem ishin deputeti Eduard Halimi drejtues te Entit Kombetar te Banesave

Halimi tha se tani eshte koha per te mbyllur nje pune te gjate dyvjecare. Bashkia e drejtuar nga Vangjush Dako kurre nuk deshi ta zgjidhte problemin tuaj ndonese i kishte te gjitha mundesite - shtoi deputeti Halimi. Pas kandidati demokrat Xhaferaj tha se ne zbatim te vendimit te Keshillit te Ministrave banoret do te perfitojne brenda pak ditesh certifikatat e pronesise. Xhaferaj e shoqeroi kete ceremoni te rastit edhe me projektin e tij te nderhyrjeve per rehabilitimin e infrastruktures aty. Ai tha se e gjithe zona ku gjenden godinat e apartamenteve te tyre do te kene investimet e nevojshme si rrjeti i kanalizimeve ujesjellesi rikonstruksioni i rrugeve dhe trotuareve gjelberimi i hapesirave te lira.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›