E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Kamez Me 8 maj te bejme realitet endrren tuaj 20- vjecare

TIRANE- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ftoi sot qytetaret e Kamzes qe ne 8 maj te bejne realitet endrren e tyre 20-vjecare per nje jete me te mire. Ne nje miting te organizuar ne qender te Kamzes kreu socialist prezantoi kandidatin e Aleances per te ardhmen Rakip Suli per te cilin tha se ai do te jete sherbetori me i mire i kamzalinjeve.

Ku eshte Kamza e endrrave dhe e shpresave te atyre qe nuk erdhen vetem per nje cati por per nje jete me te mire ju drejtua Rama qyetareve te Kamzes duke shtuar se e kam degjuar Saliun ketu ne Kamez kur vjen edhe ben ate shfaqjen e tij duke thene cfare mrekullie keni ndertuar. Ne fakt ai duhet te thote se cfare mrekullie ka bere ai per qytetaret e Kamzes

Rama tha se projekti i socialisteve per Kamzen eshte i lidhur ngushte me ate te Tiranes pasi sipas tij projekti per Tiranen perfshin edhe Kamzen. Ky projekt tha Rama e shikon Kamzen si pjese te Tiranes se te ardhmes dhe si nje potencial te madh zhvillimi.

Ne 8 maj vazhdoi me tej kryesocialisti eshte koha qe pas 20 vjetesh te kerkoni llogari pse nuk jane legalizuar shtepite tuaja kane 20 vjet qe nuk jane legalizuar ndersa premtoi se pikerisht kjo do te jete puna e pare qe Rakip Suli do te beje ne krye te Bashkise Kamez.

Per Kmazen ne 8 maj ka dy rruge rruga e atij qe thote Kamza ime dhe rruga jone qe thote kamza juaj- tha Rama

Rakip Suli dhe te gjithe ju i keni rikthyer Kamzes pluralizmin dinjitetin demokratik frymen e lirise. Sot ne Kamez ka hapesire per te gjithe dhe per demokratet dhe socialistet. Mjaft me me modelin perjashtues te atij dhe te atyre qe thone Kamza eshte e imja. Kamza eshte e juaja

...Rakip Suli eshte sherbetori juaj me i mire sepse ai eshte njeri nga ju njeri nga ata qe si shume prej jush erdhen ne Tirane ne kerkim te nje endrre duke ndjekur nje shprese duke mos patur asnje mundesi pervec zemres se forte dhe kurajos



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›