E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezanton kandidatin ne Peqin. Premton investime

Kryeministri Sali Berisha eshte ndalur sot ne Peqin ku ka prezantuar kandidatin e mazhorances ne kete qytet Ilir Rushi.

Ne kater vitet e ardhshme qyteti juaj nuk do te kete asnje rruge te pashtruar u premtoi Berisha qytetareve te Peqinit ndersa shtoi se qeveria e tij do te jete mbeshtetese e te gjitha projekteve per Peqinin.

Ne 5 vitet e shkuara investuam ne 400 kilometra rruge ne Qarkun e Elbasanit dhe mbi 60 qendra shendetesore. Sot ne komunat e Peqinit po ndertohet infrastrukture moderne e njejte me ate evropiane. U garantoj se ne kater vitet qe vijne do te keni infrastrukturen me moderne te njejte me ate evropiane. Ne kater vitet qe vijne Peqini sdo te kete asnje rruge te paasfaltuar ai do te kete lidhjen e vet direkte me Tiranen me Rrogozhinen- tha Berisha

Kryeministri duke iu referuar opozites u beri thirrje banoreve te Peqinit te mos votojne sic tha ai pinjollin e regjimit te shkuar qe nga tribuna ne tribune therret se ne Shqiperi jane 1 milion te papune. Alternativa e tyre tha kryeministri eshte ajo e shpifjes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›