E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi A/H1N1 në Itali mund të prekë deri në 3 milionë persona

Lajmi është bërë publik nga zv/ministri i Shëndetësisë Ferrucio Fazio, sipas të cilit piku i infektimit të popullësisë me virusin e rrezikshëm do të jetë në periudhën mes dhjetorit dhe janarit. Por në një konferencë për shtyp Fazio, garantoi se në kushtet aktuale pandemia nuk është në nivele të larta e shqetësuese dhe se qeveria italiane do të jetë në gjendje të garantojë vaksinën.
Përsa i përket çështjes së mbylljes së shkollave në rast të shpërthimit të mëtejshëm të pandemisë, autoritetet italiane kanë vendosur të mos përjashtojnë mundësinë e mbylljes së shkollave. Megjithatë kjo hipotezë do të vlerësohet duke parë gjendjen e përparimit të shpërndarjes së virusit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›