Shkolla fillon në 14 shtator
Pandemia e gripit nuk do të ndikojë në nisjen e vitit të ri akademik. Ministri i Arsimit ka nxjerrë urdhërin për çeljen e shkollave në datën 14 shtator. Ky vendim ka ardhur paskonsultimit me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë. Por nëse situata e gripit në vend do të rëndohet shkolla të veçantat mund të mbyllen me urdhërin e ministrit të arsimit. Ndërsa kanë mbetur vetëm 10 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, drejtues të Ministrisë së Arsimit deklarojnë se nxënësit që mësojnë në shkolla që po rikonstruktohen do ta zhvillojnë mësimin në shkolla të tjera pranë zonës ku jetojnë.