E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi I derrave, shtohet alarmi në ShBA dhe Britani

Uashington - Virusi i gripit të derrave shton alarmin edhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Departamenti amerikan i Shtetit i bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të evitojnë udhëtimet e panevojshme në Meksikë, në mënyrë që të shmanget prekja nga ky virus.

Në të njëjtën linjë me Departamentin e Shtetit është edhe qeveria britanike, e cila kërkon të minimizojë kontaktet me Meksikën. Deri tani nga gripi i derrave kanë vdekur të paktën 149 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›