PD: Rama mashtron fermerët
Tiranë- Partia Demokratike e vlerësoi si mashtrim, deklarimet e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për heqjen e akcizës së naftës për fermerët. Zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike Erla Mëhilli, tha gjatë një konference për shtyp se ''Rama mashtron fermerët me heqjen e akcizës, pasi kjo skemë është korruptive'', duke shtuar se '' Rama po u deklaron fermerëve se do heqë akcizën e naftës, çka do të thotë bëhuni gati se do mbush xhepat me naftën tuaj.''
Mëhilli theksoi se '' Skema e heqjes së akcizës ishte një nga skemat më të korruptuara me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë të PS, mbushën xhepat e tyre, ndërsa fermerët vetëm naftë që s'panë me sy, pra Rama u premton fshatarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion.'