E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi, Pipero: S’ka epidemiologji në Librazhd, stinë virozash

TIRANË- Shefi i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero garanton se nuk ka shpërthim epidemiologjik në qytetin e Librazhdit. Pas vdekjes së vajzës 21-vjecare dhe 2 rasteve motër e vëlla me të njëjtat simptoma si viktima, tashmë jashtë rrezikut, Pipero qetëson popullatën.

“Situata epidemiologjike është e qetë, nuk kemi sëmundje infektive. Ka një rast humbje jete që është nën hetim mjekësor dhe ku po bëhet ekzaminimi i mëtejshëm. Mendohet për një infeksion bakterior në formën e një meningjiti, por duhet të priten analizat e ekspertëve”- ka sqaruar Pipero, në një dalje publike sot për mediat.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero ka kujtuar se tashmë gjendemi në kohë virozësh, duke këshilluar që të gjitha vaksinimet të bëhen në kohën e duhur.

“Situata është jo vetëm e qetë, por edhe nën kontroll. Nuk ka vend për panik dhe për hamendësime, pasi jemi në situatë të virozave të stinës dhe qytetarët duhet të marrin masa për t`u mbrojtur nga gripi”,- ka këshilluar Pipero.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gripi, 14 mijë të sëmurë në ditë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›