Zenel Hoxha: Si propozova Berishën në krye të PD në vitin 1991

Zenel Hoxha
Kryetari i parë i PD-së së Tiranës kujton themelimin e partisë.
Motivacioni: Berisha si mbështetës i fuqishëm i lëvizjes, sepse ai mundësoi lirimin e studentëve nga burgu
Është ndër pedagogët e parë që u përfshi në Lëvizjen për shembjen e diktaturës. I pari kryetar i PD-së për Tiranën dhe më pas, sërish i pari kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë në vitin 92. Sot, Zenel Hoxha do të jetë sërish i parë nëpërmjet një rrëfimi të paparë. Ashtu siç ka lënë shënimet e tij në librin Dhjetor 90″, ku 50 autorë kujtojnë protestat, bisedimet dhe përgjakjet, deri në vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Një vepër e rrallë e protagonistëve kryesorë të asaj kohe, që nga Besnik Mustafaj, Aleksandër Meksi, Fatos Kongoli, Edmond Tupe, Kujtim Çashku, Arbër Ahmetaj, Edi Paloka, Gazmend Oketa, Gjelosh Prendi etj., të cilët ia kanë besuar sekretet njërit prej tyre, Bislim Ahmetaj. Një raportim ngjarjesh nga vende të ndryshme në Tiranë, siç i kanë parë dhe përjetuar vetë këta 50 personazhe realë, 3 prej të cilëve i botuam në numrat e kaluar në gazetën Panorama. I pari ishte vetë autori përmbledhës i librit, Bislim Ahmetaj, i cili hodhi dritë mbi krijimin e financave të PD-së me lekët e studentëve dhe pedagogëve. Për të vijuar me Arben Demetin, që tregoi paradoksin e përfshirjes së tij në themelimin e PD-së, në një kohë që ishte anëtar i PPSH-së, si dhe përplasjen Edi RamaGramoz Pashko më 13 dhjetor 1990. I treti ishte kimisti i njohur në SHBA, Mirel Sharxhi, që nëpërmjet një ditari e paraqiti me skaner dhunën e ish-byroistëve mbi studentët. Ndërsa sot, Zenel Hoxha bën publik protagonizmin e dy krerëve aktualë PD-PS, por që 21 vite më parë ishin në të njëjtën vijë politike, atë të një Shqipërie pa diktaturë.
Zenel Hoxha/ Në shtëpinë e Berishës
Në vjeshtën e vitit 1990, së bashku me miqtë e mi, Engjëll Gishti (historian) dhe Artan Hoxha (inxhinier), kishim ndërmarrë iniciativën për të krijuar atë që u quajt Lëvizja e Intelektualëve të Rinj. Hapi tjetër që ndërmorëm, ishte bashkëbisedimi që bëmë në shtëpinë e Sali Berishës në nëntor të po atij viti. Lëvizja e Intelektualëve të Rinj kërkonte liderine vet dhe propozimi im për personin më të përshtatshëm për të qenë në krye, ishte pikërisht Berisha, duke u nisur dhe nga aktiviteti i tij, i bërë i njohur në vitin 1990. Grupi im ra dakord për këtë ide dhe ia propozuam atij. Pra, për ngjarjet e dhjetorit 90 mund të përmend shumë fakte dhe protagonistë të kësaj lëvizjeje. Natën e 8 dhjetorit nuk kam qenë atje. Por më 7 dhjetor në darkë kam qenë në shtëpinë e Sali Berishës, pasi në takimin e parë që bëmë në shtëpinë e tij, më 21 nëntor 1990, së bashku me Engjëll Gishtin nuk patëm mundësi të shprehim idenë tonë për të cilën ne kishim vajtur. Doktori ishte me temperaturë, por e nënkuptuam njëri-tjetrin. Para largimit nga shtëpia, më kujtohet se e kishim lënë të takoheshim sërish pas dy javësh për të biseduar lidhur me propozimin tonë. Së bashku me Engjëll Gishtin shkojmë në shtëpinë e Berishës. Zonja Liri Berisha me shumë mirësjellje na ftoi të hynim brenda, por i thashë kemi ardhur vetëm për të takuar përsëri doktorin. Ishte ditë e premte. Ajo na bëri të njohur se Berisha kthehej nesër nga Italia, që i binte të ishte data 8 dhjetor.
Njohja me Azemin dhe rekrutimi i vajzave
Më 9 dhjetor paradite, stacioni ynë kryesor do të ishte Biblioteka Kombëtare, vendi ku flitej për lëvizjet dhe ngjarjet e ditës, ku intelektualët jepnin mendimin e opinionin e tyre për to. Rrugës takojmë një pedagog të Akademisë së Rendit, Fatmir Karaj, i cili, së bashku me pedagogë të tjerë, ishte angazhuar në ruajtjen e rendit atë ditë. Në atë moment mendova se ngjarja duhej të ishte tejet serioze. I them se çfarë bëhet kështu. Ai më përgjigjet se: Situata është shumë e rrezikshme, është njëri nga studentët me xhup të zi, i cili është planifikuar të vritet, pasi mendohet se është shkaku i gjithë kësaj trazire dhe se me atë nuk merren vesh. Me të marrë këtë lajm nga Fatmiri, mendova se duhet të bëj diçka. Në momentet e fundit shkruaj një letër të shkurtër, ku i lë porosi babait që nëse nuk kthehem më, duhet ta dish se jam nisur drejt një rruge, që vlen më shumë se vetja ime, dhe i them shokut tim, Besnikut, që deri në ato momente isha me të, që të largohet. U nisa drejt kreut të studentëve protestues tek cepi i godinës, sot rezidenca e ambasadorit italian, studentët po zbrisnin me qindra te kryqëzimi i rrugëve. Dukeshin që ishin të organizuar, por nga ana tjetër ishin edhe të lodhur e të tensionuar. Kërkoj të bisedoj me disa prej këtyre që më dukeshin si drejtues të saj. I drejtohem studentit të veshur me xhup të zi, por ishte e pamundur të arrije të komunikoje me të, sepse ishte duke udhëhequr studentët me thirrjet e mëdha. Në ato momente u drejtohem shokëve të tij përreth: Duhet ta largoni shokun tuaj me xhup të zi, policia synon ta ekzekutojë atë, prandaj duhet ta ruani ose ta largoni. Studentët nuk më njihnin dhe më pyesin se kush jam dhe unë u përgjigjem se jam si ju dhe kam ardhur të vdes me ju. Më vonë e mora vesh se ai që drejtonte dhe kishte organizuar protestën, që kishte veshur xhup të zi, ishte Azem Hajdari. Në krah të tij ishte Shinasi Rama, Tefalin Malëshyti, Arben Lika, Arben Broci dhe qindra të tjerë. Studentët më thanë se jemi të vendosur ta vazhdojmë protestën tonë, por duam të jemi sa më të organizuar. Mos u shqetësoni për këtë, u them atyre, hapi i parë duhet të jetë vendosja e vajzave studente në vijën e parë, duke shpresuar se policët do të hezitonin ti godisnin ato. Studentet trime, si Alma Bendo, Mimoza Ferraj, Mimoza Zhamo etj, që u kërkoj ndjesë që nuk ua mbaj mend emrin, u radhitën me guxim dhe trimëri të rrallë në ballë të studentëve protestues.
Dhuna e policëve
Rreth orës 13:00 pamë së largu se sportdashësit, që po shkonin për të parë ndeshjen e futbollit në stadiumin Qemal Stafa ku luante 17 Nëntori me një ekip tjetër, filluan të lëvizin në Rrugën e Elbasanit në krahun e liceut, për të shkuar nga stadiumi. Në atë moment dëgjoj urdhrin e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, të stacionuar aty ku sot është Ambasada Zvicerane, për të shpërndarë studentët. Frika e tyre mendoj se ishte se në ato momente do të ketë edhe një përfshirje të banorëvesportdashësve me studentët protestues. Menjëherë pas këtij urdhri, policët filluan të qëllojnë egërsisht me shkopinj gome dhe shkelma mbi studentet pa dallim. Përpara vilës shoh dr. Berishën, Besnik Mustafajn dhe regjisorin Kujtim Çashku, duke debatuar ashpër me drejtues të policisë. Po ashtu te shkolla Kosova përballë hyrjes së Liceut Artistik, kam parë Lisen Bashkurtin, duke thirrur dhe ndërhyrë ndaj policëve në momentin që një studente qëllohej keq dhe po e tërhiqnin zvarrë drejt makinës IFA të policisë. Më vonë mësova se kjo ishte Mimoza Zhamo, e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, e cila përfundoi ashtu pa ndjenja në burgun e Tiranës. Lisieni vazhdonte tu thoshte policëve sa po vij nga një takim me Ramiz Alinë, i cili më tha që të mos qëllohet mbi studentët. Por policët ndërhynë egërsisht dhe pa kriter, godisnin çfarë tu dilte përpara. Pasi i qëllonin, i merrnin studentët dhe i hidhnin në IFA-t e tyre. Kur u pa që policia po ushtronte dhunë, një pjesë e studentëve protestues u larguan. Ata që u kapën, ashtu edhe të plagosur, i morën dhe i hodhën mbi makina. Një djalë, për të cilin më thanë se ishte i Shkollës Teknologjike, pra ishte më i riu nga protestuesit, është qëlluar aq rëndë, saqë gjaku i rridhte disa metra larg. Nuk kisha parë skena të tilla në jetën time, gjaku i tij shpërthente në një trajektore të madhe. I sho