E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbarojnë pushimet në metropol, nisin shfaqjet

Pas një pushimi të shkurtër për festat e fundvitit, Teatri i Metropolit rinis sezonin e shfaqjeve. Kalendari nis qysh sot dhe përmban dramë, komedi, shfaqje për fëmijë, por edhe cirk. Qysh sot, duke vijuar deri në datën 8 janar në orën 19:00, në sallën Shekspir, publiku do të gjejë komedinë Ska burrë që tradhton gruan time me regji të Milto Kutalit. Në të njëjtën sallë, prej datës 12 janar rikthehet drama e Federiko Garsia Lorkës Shtëpia e Bernarda Albës, me regji të Kiço Londos, ku interpretojnë Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti etj. Teatri i Metropolit rikthen edhe shfaqjet për fëmijë. Bëhet fjalë për pjesët Tomi, Xherri dhe Spajku, si dhe Maçoku me çizme, të cilat do të shfaqen në sallën Çehov në datat 7, 8, 14 dhe 15 janar. Nuk do të mbetet më pas edhe Cirku i Tiranës, i cili çdo të shtunë dhe të diel, nga 7 dhe 8 janar 2012 – 30 qershor do të shfaqë Thesaret e cirkut, në Arenën e Cirkut të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›