E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, autoritetet: S`ka vend për panik

Pas konfirmimit të rastit të parë për këtë vit, me virusin A/H1N1 në Kosovë, drejtues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thonë se shfaqja e këtij gripi nuk duhet të bëhet shkak për shqetësim dhe panik në mesin e popullatës.
Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, deklaron se pas zbulimit të rastit të parë për këtë sezon, IKSHP ka ngritur shkallën e kujdesit dhe të marrjes së masave parandaluese.

Ramadani ka theksuar se, nuk duhet të shkaktohet panik pasi sipas tij, të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë janë të përgatitura për cdo rast.
Ramadani ka thënë se të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë janë në gjendje gatishmërie për t`u përballur me rastee r para të gripit A/H1N1, edhe pse nuk pritet numër i madh i këtyre rasteve. Megjithatë, IKSHP apelon për ndërmarrjen e masave të përgjithshme në nivel institucional.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›