E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat e Ferizajt me kamera sigurie

Instalimi i kamerave për vëzhgimin në katër shkolla të mesme të Ferizajt ka qenë projekt i përbashkët i OJQ-ve FIQ dhe Saferworld dhe i KKSB-së, i cili u përurua të mërkurën. Nxënësit e gjimnazit "Kuvendi i Arbërit", të shkollës së mjekësisë "Elene Gjika", të Gjimnazit Shoqëror dhe ata të shkollës teknike "Pjetër Bogdani" do të mësojnë nën vëzhgimin e kamerave, si masë e shtuar e sigurisë,në përpjekje të parandalimit të veprimeve të dhunshme nëpër shkolla.
 

"Më mirë që janë vendosur kamerat, kemi bindjen se sjelljet e nxënësve janë paksa më të kujdesshme", thanë Blertoni dhe Albiana, dy nxënës kujdestarë në hyrje të gjimnazit. Ekrani televiziv në zyrën e drejtorit ishte ndarë në disa pamje, nga të cilat drejtori kishte mundësi të përcillte lëvizjet, në hyrje të shkollës dhe nëpër kate të ndërtesës. "Është bërë mirë që u instaluan, tash kemi një pasqyrë më të pastër kush hyn dhe kush del nga shkolla", u shpreh Ali Azemi, drejtor.
Në këtë shkollë, në fillim të vitit kishte ndodhur një incident me armë, kur një ish-nxënës i kësaj shkolle kishte shtene me arme ne klasë, duke plagosur një nxënës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›