E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shira te rrembyer ne Kaliforni Debore e dendur ne Kolorado

Pas rreshjeve te shumta per disa dite banoret ne jug te Kalifornine jugore priten stuhine me te ashper deri me sot me urdherin per tu evakuuar dhe skuadrat e shpetimit ne gatishmeri. Sinoptika parashikon vazhdimin e reshtjeve ne mbare ate shtet ku vemendja eshte perqendruar ne jug te Kalifornise ku nje stuhi gjigande pritet te sjelle rreke shiu permbytje bresher dhe flitet edhe per mundesine e uraganeve.

Reshjet filluan mbremjen e se marten me parashikimet per tu intensifikuar gjate dites se sotme. Dje zyrtaret dhane urdher per evakuimin e 232 shtepive qe shtrihen ne kodrinat ne dalje te qytetit Los Angeles. Pyjet e ketyre kodrinave u dogjen nga zjarret e vitit 2009 dhe me pas kjo zone u perfshi nga rreshqitjet e dheut ne shkurt te ketij viti.

Ne Los Angeles shirat qe rane per me pak se nje jave ishin sa nje e treta e reshjeve mesatare vjetore. Banoret e nje shtepie ne Bel Air shpetuan per mrekulli kur nje peme u rrezua dhe shembi catine e shtepise.

Banjoja dhe dhoma e ndenjes jane shkaterruar teresisht nga shembja e catise. Muret nuk jane demtuar por dritaret jane shkaterruar dhe kemi humbur energjine elektrike.

Por keto reshje te shumta kane edhe nje ane pozitive. Specialistet besojne se ujerat do te ndihmojne ne lehtesimin e efekteve te thatesires qe ka karakterizuar ate zone per disa vite me rradhe.

Nderkohe stuhi te medha debore po mbulojne malet e Kolorados me dhjetera centimetra debore. Zyrtaret kane mbyllur disa zona malore si rezultat i debores se madhe dhe paralajmerimeve per orteqe. Po ashtu jane mbyllur edhe disa rruge automobilistike. Sipas parashikimeve te motit malet e Kolorados do te mbulohen nga reshje rekod debore deri per Krishtlindje. Nje vendpushim per skiatoret njoftoi trashesi debore prej 127 centimetrash nga e shtuna deri te marten nderkohe qe debora vazhdon te bjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›