Gripi i Derrit, ne dy vite 1 ne 3 persona mbartes i virusit
I ashtuquajturi grip i derrit e ka pushtuar globin me shume nga sa dime ne. Organizata Boterore e Shendetesise ka lajmeruar dje se virusi ka prekur nje numer shume me te madhe personash nga sa jane raportuar, pasi OBSH thote se, jane njoftuar vetem rastet e konfirmuara ne laborator. OBSH mendon se, gjate dy viteve te ardhshme numri i te prekurve mund te shkoje deri ne 2 miliarde ose nje nder tre njerez ne bote do te jete prekur nga gripi. Epidemia boterore eshte ne fazat e hershme dhe ne nje raport te ri te OBSH-se, mesohet se, gripi ka shkaktuar 800 te vdekur.
Shqiperia
Deri tani, ne Shqiperi jane konfirmuar 4 raste te prekura me virusin e gripit A (H1N1), i njohur ndryshe si gripi i derrit, nderkohe qe specialistet e shendetesise jane duke perpunuar analizat per 20-25 raste te dyshuara. Sipas drejtorit te institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli, mes ketyre personave mendohet te jene prekur nga virusi tre prej tyre. Analizat paraprake kane treguar se keta persona jane prekur nga virusi i gripit A, ndersa pritet te konfirmohet nese jane prekur apo jo nga nentipi H1N1. "Jemi duke perpunuar 20-25 raste te dyshuara, mostra te marra nga Tirana dhe rrethet e tjera, ne te cilet kemi identifikuar disa raste me grip qe mund te jete gripi i ri pandemik", beri te ditur dje per mediat Ylli. IiSHP ka konfirmuar deri tani 4 raste te prekur nga virusi i gripit A (H1N1), 3 prej te cileve shtetas te huaj, me profesion marinare. Shtetasit e huaj, 2 filipinas dhe 1 rumun, pas ndihmes mjekesore ne spitalin e Durresit, tashme jane larguar nga Shqiperia.
Rasti i pare i prekur nga virusi A (H1N1) ne Shqiperi, nje student nga Gjirokastra, u konfirmua ne fillim te kesaj jave nga instituti i Shendetit Publik, pasi analizat e kryera ne Rumani treguan se i riu ishte prekur nga nje forme e lehte e virusit. Me pare, studenti ishte paraqitur vete dhe ishte shtruar ne repartin infektiv ne QSUT, ku dhe iu mor mostra per kontroll. ISHP deklaroi nje jave me pare se studenti kishte paraqitur shenja te gripit te zakonshem dhe nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me te semure qe mund te kishin ardhur nga jashte.
Tamifluja
Antivirali "Tamiflu" aktualisht eshte i vetmi medikament per trajtimin mjekesor ne rast te prekjes nga gripi A (H1N1). Por, antivirali jepet vecse me rekomandimin e mjekut, sidomos atyre specialiste (epidemiologut dhe infeksionit), gje qe eshte e percaktuar qarte dhe ne protokollin e ISHP-se per virusin. ISHP keshillon te gjithe qytetaret te mos blejne vete ne farmaci "Tamiflune", sepse nuk eshte e shendetshme dhe sepse ka nje kosto jo te paperfillshme per qytetaret. Nderkohe, shendetesia shqiptare eshte e pergatitur ta ofroje falas kete preparat per te gjithe ata qe kane nevoje, ne te gjithe spitalet rajonale. Sasia e sapoardhur ka date skadence ne vitin 2011. Specialistet e shendetit publik bejne apel per qytetaret qe te mos shqetesohen, por dhe te mos neglizhojne rekomandimet e mjekeve. Ata vene theksin tek respektimi i rregullave te higjienes personale dhe ne rast te shfaqjes se shenjave gripale, qytetaret duhet te drejtohen menjehere tek mjeku.
Gripi, si te mbrohemi
Specialistet e ISHP kane publikuar keshilla dhe informacione mbi sjelljen e qytetareve ne rastet e kontaktit me gripin e derrit, nje semundje infektive ngjitese. Virusi transmetohet nga nje person tek tjetri nepermjet kollitjes, teshtimave ose edhe thjesht dhenies se dores nje personi te infektuar. Mjeku i familjes duhet te jete kontakti i pare per rastet e dyshuara dhe me pas vjen vetizolimi. Por dikush duhet te kujdeset per te semurin, ndaj mjeket keshillojne qe pas cdo kontakti me te duhet te lahen duart. Por me rendesishmja mbetet mbajtja e maskes. Nje person i infektuar konsiderohet si perhapes i virusit persa kohe, ai ka shenja te tilla si: temperature te larte, kolle, teshtima etj, deri ne 7 dite pas shfaqjes se semundjes.