Gripi i derrave, Godo: Te semuret, mjekim ne shtepi

Vetem ata te cilet do te jene me rende dhe do te shfaqin komplikacione do te mjekohen ne reanimacionin e kirurgjise.
“Keta paciente do te izolohen ne shtepite e tyre dhe nuk ka arsye per te shkuar ne spital, vec rasteve te renda”, tha ministrja Godo.
Shqiperia ka nje stok prej 2500 tamiflu dhe po porosit nje sasi tjeter. Por ndersa virusi po shtrihet ne gjithe boten, ka dale ne treg edhe vaksina kunder H1N1.
Shqiperia eshte nje nder vendet qe kerkon te pajiset me te, por nuk dihet ende se kur mund ta kemi.
Specialistet kane deklaruar se kerkohet qe te gjitha qendrat shendetesore te pajisen me telefon ne menyre qe te realizohet skema per kryerjen e vizitave ne shtepi.
Nje pjese e tyre jane skeptike, pasi deklarojne se nese ne do te kemi fluks te madh te semuresh,spitalet tona nuk do t’i perballojne pasi nuk kemi kapacitetet e duhura.