E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meteorologët: Vera më e nxehtë se vjet, temp mbi 40 gradë

Vera e këtij viti do të shënojë temperatura deri në 40 gradë celcius. Sipas meteorologëve, java që vjen do të sjellë një rritje të temperaturave, kryesisht në veri dhe në qendër ku do të ketë një rritje me 3-4 gradë. 

TIRANE- Kjo verë do të jetë më e nxehtë se një vit më parë dhe temperaturat do të kalojnë mbi 40 gradë. Ndërkohë edhe java që vjen do të shënojë temperatura mjaft të larta e do të mungojnë reshjet. Sipas meteorologëve, java që vjen do të sjellë një rritje të temperaturave, kryesisht në veri dhe në qendër ku do të ketë një rritje me 3-4 gradë dhe një rritje më të lehtë do të ketë në jug.
“Rritja do të vijoje deri ditën e enjte të javës tjetër, më pas do të ketë një rritje më graduale e cila do të bëjë që në zonat e ulta temperaturat maksimale të arrijnë në 36-37 grade celcius. Vera e këtij viti do të jetë e nxehtë dhe temperaturat maksilame pritet të shkojnë deri në 40 grade” shpjegon meteOrologia, Tanja Porja. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›