Gripi i derrave, arrin në 16 numri i të infektuarve

Arrin në 16 numri i të infektuarve nga virusi A/H1N1 në Shqipëri. Analizat e dërguara në Rumani kanë konfirmuar prekjen nga gripi i derrave edhe të katër personave të tjerë. Të katër të infektuarit janë nga Tirana, i përkasin moshës 25-50 vjeç, dy prej tyre kanë udhëtuar jashtë shtetit, ndërsa dy të prekurit e tjerë jo.
Epidemiologu Dritan Ulqinaku, në një prononcim për "Ora News" deklaroi se janë edhe dy raste të reja të dyshuara me grip derrash, ndërkohë që numri në total i mostrave në ISHP ka arritur në 400.
Epidemiologu Dritan Ulqinaku, në një prononcim për "Ora News" deklaroi se janë edhe dy raste të reja të dyshuara me grip derrash, ndërkohë që numri në total i mostrave në ISHP ka arritur në 400.