E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, Ruçi e Meksi në spitalin pediatrik

 

Kandidatët e Qarkut të Fierit Ermelinda Meksi dhe Gramoz Ruci kanë qenë në spitalin pediatrik të qytetit të Fierit. Ata kanë parë nga afër kushtet në të cilat është ky spital që funksionon si një spital rajonal, ku asnjë medikament nuk gjendet aty, por duhet blerë jashtë dyerve të spitalit, edhe pse aty bëhet fjalë për shërbim shëndetësor ndaj fëmijëve të vegjël. Ndërsa në një takim në komunën Krutje Gramoz Ruçi, ndër të tjera në fjalën e tij u shpreh se “unë ju garantoj, se me PS dhe Edi Ramën, do të fitojnë socialistët dhe demokratët. U bëj apel gjithë demokratëve, veçanërisht atyre të Krutjes, se me djalin e tyre në parlamentin shqiptar, ata janë të fituar, pavarësisht se janë demokratë, do kenë një derë të hapur, pasi
do të ketë një përfaqësues Krutja”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›