Gripi i derrave, ne Shqiperi asnje rast

Ne Shqiperi nuk ka asnje rast te dyshuar me gripin e derrave. Keshtu siguroi zevendesministri i Shendetesise, Arben Ivanaj, ne nje takim me zyrtare te kesaj Ministrie dhe perfaqesues te Organizates Boterore te Shendetesise.
"Ne po ndjekim me vemendje situaten, por nderkohe qytetaret duhet te kuptojne se nuk ka nevoje per panik", u shpreh Ivanaj.
Zyrtari i larte siguroi se Shqiperia nuk importon produkte mishi nga Meksika, vendi me i prekur nga kjo epidemi, qe deri me tani ka shkaktuar 103 te vdekur.
Nderkohe gripi mberriti edhe ne Evrope, ku nje person ne Spanje rezulton i prekur, ndersa disa te tjere u jane nenshtruar analizave.
Gripi i ketij lloji eshte shume i rrezikshem pasi perhapet nga ajri.