E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia në prag të zgjedhjeve të parakohshme?

PDSH dhe LSDM janë shprehur hapur për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa BDI kërkon të vazhdojë bashkëqeverisjen me VMRO-DPMNE. Në një pamflet të nënshkruar nga kryeministri Gruevski, bëhet thirrje për mobilizim dhe parapërgatitje për zgjedhje.

Opinioni dhe partitë janë të shokuara nga përmbajtja e këtij pamfleti, i cili përmban gjuhë të ashpër politike ku thuhet se “mobilizim për larjen e hesapeve me oponentët politik të tranzicionit”.

Sipas PDSH-së, Maqedonia po hyn në një spirale të shkatërrimit duke u anashkaluar edhe zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare. Por, nga ana tjetër BDI nuk dëshiron që të organizohen zgjedhje të parakohshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›