Gripi i derrave, vaksinimi i grupeve të riskut nis në muajin dhjetor
03/11/2009 Gati laboratori për kryerjen e analizave në vend
Gjatë muajit dhjetor edhe vendi ynë do të ketë siguruar vaksinën kundër gripit të derrave. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, që është shprehur se gjatë muajit dhjetor do të nisë vaksinimi i të gjitha grupeve që përfshihen në kategorinë e riskut. Aktualisht në vendin tonë nuk raportohet asnjë rast i ri i prekur nga virusi AH1N1 gjatë javëve të fundit. Megjithatë, ministri Vasili ka publikuar dhe lajmin e mirë se brenda pak ditësh analizat për verifikimin e mostrave të dyshuara nuk do të dërgohen më jashtë vendit, por do të analizohen në laboratorin pranë ISHP-së. “Brenda pak ditësh do të kemi laboratorin tonë dhe brenda muajit dhjetor do të nisim vaksinimin e grupeve te riskut”, - ka deklaruar ministri. Sipas planit tashmë të përgatitur, grupet që do të përfitojnë të parët marrjen e vaksinës janë të sëmuret kronikë, gratë shtatzëna, të moshuarit, fëmijët dhe punonjësit nëpër institucione që janë në lëvizje. Ndërkohë në një fazë të dytë do të shihet mundësia e tërë popullatës. Por kjo vetëm pasi të jetë siguruar e gjithë sasia e nevojshme e dozave. Ndonëse në vendet fqinje situata mbetet në nivele shqetësuese, fatmirësisht në vendin tonë mjekët pohojnë se deri tani situata nuk paraqitet shqetësuese. Në vendin tonë rezultojnë të prekur nga ky virus rreth 34 persona, por të gjithë janë shëruar pas trajtimit të marrë.